E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha hakmerret ndaj Bamir Topit, përjashtohen përkahësit e tij nga kandidimi

Ja emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike
Pak kohë përpara skadimit të afatit zyrtar për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor, kreu i PD-së Sali Berisha, njëkohësisht edhe kryeministër i vendit, ka zgjedhur të publikojë listën përmes një konference për mediat. Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit, e cila u publikua nga kryeministri Berisha, vihet re përjashtimi i shumë figurave historike të Partisë Demokratike, të cilët janë njohur edhe si mbështetësit e Bamir Topit. Listat e reja të hartuara nga Berisha kanë sjellë surpriza, pasi ka lënë jashtë skenës politike shumë deputetë aktual të kësaj force, të cilët janë aktivë gjatë mandatit qeverisës.Siç duket shkaku i diferencimit të këtyre deputetëve nga kryeministri Berisha, është mbështetja që këta të fundit i kanë dhënë Presidentit të Republikës, Bamir Topit. Emrat e përjashtuar nga Berisha nga listat, janë: Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Pal Dajçi, Aleksandër Biberaj, Ylli Pango,Flori Bajramaj
Blerim Cela, Genc Juka, Gëzim Karapici, Sali Shehu, Rexhep Uka, Mevlan Xhindoli, etj. këta emra duke qenë njerëz aktivë në mbështetje të presidentit të Republikës Bamir Topi, duket se janë nxjerrë nga politika si hakmarrje personale e Berishës ndaj Topit. Mesa duket diversionet e fundit të bëra nga Bamir Topi nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe të lojërave mediatike nëprmjet nxjerrjes së sekreteve hetimore të dodjes së përfolur të Gërdecit. Menjëherë pas përjashtimit të Mustafajit nga zgjedhjet për PD e Tiranës, kryetari i mazhorancës i ka dhën goditjen e dytë dhe përfundimtare edhe asaj pjese të vogël të mbështetësve të Bamir Topit. Pavarësisht përjashtimit nga listat të deputetëve përkrahës të Topit, kryetari i mazhorancës zoti Sali Berisha, u mundua të paraqesë me eufori kandidaturat e reja për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Zoti Berisha e ka nisur fjalën e tij duke e konsideruar publikimin e listës së kandidatëve si një çast solemn të kryesisë së Partisë Demokratike. Duke renditur arritjet e vendit në këto katër vite, kreu demokrat ka quajtur koalicionin e majtë si koalicion të humbjes, madje theksoi se Partinë Socialiste e pret disfata në zgjedhje. Në këtë moment solemn ky akt solemn i imi dhe kryesisë së PD ndodh jo vetëm pas rezultateve të mëdha dhe historike, vjen pasi shqiptarët e panë dhe e përjetuan, e ndjenë se me ne së bashku u anëtarësuam në NATO, me ne së bashku firmosëm MSA-në dhe paraqitëm kërkesën për statusin e kandidatit në BE , theksoi Berisha. Kryeministri ka shtuar gjithashtu se Partia Demokratike shkon në zgjedhje me një kryesim në qarqet kryesore të vendit. Hyjmë në zgjedhje me një avantazh prej 40 mijë votash në proporcionalin rajonal. 139 mijë vota kishte PD, 106 mijë PS-ja tha kreu demokrat. Për herë të parë në Shqipëri do të votohet me anë të një sistemi proporcional me lista të mbyllura, i cili favorizon emrat që kryesojnë listat e kandidatëve nëpër të 12 qarqet. Ky sistem ka favorizuar gjithashtu paraqitjen në garë të partive të grupuara në koalicione. Praktikisht do të ketë dy koalicione në secilin krah politik. Koalicioni më i madh është ai i Partisë Demokratike me 19 forca politike, pjesa dërrmuese e të cilave me një peshë thuajse të papërfillshme elektorale. Sipas Berishës, vendi ynë ka sot treguesin e kriminalitetit ndër më të ulët se vendet mesatare të BE-së, ky vend nuk është më një rrugë kryesore droge, ky vend priti vitin e kaluar 2 milion e 700 mijë turistë nga mbarë bota pa as më të voglin incident. Me ne qytetarët shqiptarë panë se mund të vendosin në epiqendër të një qeverie shkollimin e fëmijëve të tyre, dyfishuam rrogat e arsimtarëve, shtrimë internetin në të gjitha shkollat e vendit, zhdukëm korrupsionin. Vendin e vizitoi Xhorxh Bush, kryeministra të vendeve mike, kryeministri i vendit u prit nga kancelaritë më të mëdha të botës, me ne shqiptarët panë se interesat e tyre më të mira janë agjenda e qeverisë së tyre. Interes madhor i tyre është buxheti familjar, është një nga interesat më të mëdha. Kundrejt 127 milionë dollarëve kemi vendosur që u vendosën në tetë vite të marra së bashku në katër vite kemi vendosur gjysmë miliardë euro për rritjen e rrogave, shtoi Berisha.  Gjithashtu, përpara se të publikoje emrat për deputet, Berisha tha se nuk jeni në gjendje të imagjinoni përmasat e fitores se 29 qershori kur kjo forcë politike shkon në zgjedhje me një bazë votash që nuk e ka pasur ndonjëherë që  nga viti 92, shqiptarët po riprodhojnë në mënyrën më të fuqishme lavdinë e tyre elektorale, vitin 1992.

Last Updated on Wednesday, 20 May 2009 16:51

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›