E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama thellon rekordin personal si një kundërshtar i vendosur i NATO-s

Asnjë vlerësim për anëtarësimin, kritika dhe kërcënime për zgjedhjet e 28 qershorit

Fundjava e kaluar ishte një rast i artë për kreun e PS-së që të korrigjonte gafën e mosreagimit ndaj miratimit të paketës ligjore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por ajo u shpërdorua me hedhjen e akuzave të ashpra politike ndaj qeverisë

TIRANE - Sa më tepër që afrohet samiti jubilar i NATOS-s ku Shqipëria pritet që të bëhet anëtare më të drejta të plota e aleancës, Partia Socialiste dhe satelitët e saj po ndërmarrin sulme verbal nga më të egrat për të eklipsuar këtë arritje madhore
të mbarë shqiptarëve por që u realizua pikërisht në periudhën e reformave
intensive të koalicionit të djathtë.
Pas socialdemokrati Skënder Gjinushi, dje ka qenë radha e Zëdhënëses së Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli që të lexojë para kamerave pamfletin cinik mbi këtë eveniment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë
Me sulme të tilla, kryesocialisti Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse përkeqëson imazhin e tij si një politikan antiNATO. Kjo bëhët edhe me e besueshme po të kihen parasysh edhe qëndrimet kundër aleancës që lidershipi i Partisë Socialiste ka pasur në gjysmën e parë të viteve ’90. Të enjten e shkuar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht paketën ligjore, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Me 108 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundra, Kuvendi miratoi Protokollin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO.
Zyrtarisht Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s pas 6 ditësh, ku në Samitin e Stasburgut dhe Kehl-nit, i cili do të zhvillohet në datat 3 dhe 4 prill, samit i cili përkon dhe me 60 vjetorin e krijimit të NATO-s, ku vendi ynë do të rreshtohet përkrah vendeve të tjera të Aleancës më të madhe në botë, asaj të Atlantikut të Veriut. Kjo ngjarje u përshëndet nga e gjithë klasa politike me përjashtim të kreut të selisë rozë, Edi Rama, sjellje kjo që u kritikua ashpër nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Gjatë një turi takimesh në disa komuna të Lezhës, Topalli tha “se i vetmi njeri që nuk u gëzua ditën e djeshme, por vetëm nxinte, ishte Edvin Rama”.
“Unë shpreh keqardhjen sesi një parti e konsiderueshme e opozitës drejtohet nga një njeri, i cili s’është asgjë më shumë, sesa një dispeçer korrupsioni dhe një sekser i lejeve të ndërtimit”, u shpreh nënkryetarja e Parlamentit. Sipas saj, “shqiptarët patën rastin të ndiqnin në një debat televiziv, një individ që thoshte ‘asgjë’, një individ që shprehte ‘hiç’”. “Të gjithë deputetët e tjerë dhe çdo socialist i thjeshtë që ata përfaqësojnë janë njerëzit më krenarë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›