E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama themelon partinë e 21 janarit

11-01-2012 / Gazeta 55

Manipulimi i demonstratës së dhunshme ndaj institucioneve kushtetuese apo publikimi i librave me kujtime e shpallja e heronjve dhe viktimave, ende pa mbaruar hetimet e institucioneve për Grushtin e Shtetit, po konfirmohen si agjenda e vetme politike e Edi Ramës. Themelimi i partisë së 21 janarit, po shfaqet si alternativa e vetme e dallkaukëve të PS, po shfaqet si e vetmja lëvizje anarkiste në Evropë, e cila në shekullin 21 synon ardhjen në pushtet, pa respektuar ligjet e një shteti demokratik

Anarshia është barka që Edi Rama po tenton ti kërcejë sipër, me qëllimin për të lundruar drejt pushtetit.
Sigurisht, për këtë i duhet një pretekst.
Dhe atë e ka.
Ka 21 janarin, datë të cilën po synon ta stampojë në logon e një partie të re.
Prej ditësh, saktësisht këtë vit të ri, Edi Rama e ka përqendruar, në mënyrë të përsëritur, gjithë investimin e tij nekropolitik, te 21 janari.
Manipulimi prej tij, i demonstratës së dhunshme ndaj institucioneve kushtetuese, është zanafilla e strategjisë që ka zgjedhur për rikthimin te nekropolitika. Këtë manipulim, po e bën me lehtësinë më të madhe, a thua se bëhet fjalë për publikim të ndonjë tjetër libri të mundshëm me kujtime.
Por, për aq sa ai e ka lidhur fatin e tij te nekropolitika, janë viktimat e 21 janarit, të cilat janë zgjedhur këtë herë për tu keqpërdorur, në atë shkallë e nivel, sa edhe keqpërdori edhe vdekjen në një aksident të rëndomtë automobilistik të Kosta Trebickës.
Në fakt..., në fakt..., puna me viktimat e 21 janarit ndryshon paksa nga ajo e Kosta Trebickës. Sepse, në qoftë se për Kosta Trebickën u mor vesh shpejt, se ishte një viktimë e një aksidenti të rëndomtë automobilistik, për rastin e viktimave të 21 janarit, Prokuroria po i jep edhe një shans Edi Ramës, që në përvjetorin e parë të kësaj date, ai ti shpallë heronjve ata, përveçse të shkruajë kujtime, apo të bëjë edhe filma.
Për aq kohë sa ende Prokuroria nuk dëshiron ti mbyllë hetimet për 21 janarin 2011, shpallja heronj e viktimave të kësaj date, shkrimi i kujtimeve, apo prodhimi i metrave të tërë filma dokumentarë, është më e pakta që mund të bëjë Edi Rama.
Ndërsa më e shumta që ai po tenton, i kapur pas kësaj date, është konfirmim i agjendës së vetme politike, agjendë që korrespondon me themelimin e partisë së 21 janarit.
Në këtë rikthim te agjenda e vjetër e tij, e cila nuk është asgjë më shumë se e vetmja lëvizje anarkiste në Europë, nëpërmjet së cilës synon ardhjen në pushtet, pa respektuar ligjet e një shteti demokratik, Edi Rama po tenton të “fusë në thes” edhe ata aleatë të koalicionit, që një ditë “po”, një ditë “jo”, e një ditë “ndoshta”, (s’)ushqejnë ndonjë konsideratë pozitive, jo aq për Edi Ramën, por as edhe për tryezën që ai thërret sa herë i teket.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›