Stefanoviç: Raporti ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës sështë bilateral
Shefi ekipit negociator serb ka deklaruar se “për çështjen lidhur me prezantimin e Kosovës në takimet rajonale dhe ndërkombëtare nuk është arritur marrëveshje”.
“Për Serbinë është i papranueshëme prezantimi që nuk përmban edhe rezolutën 1244″, ka theksuar Stefanoviç për gazetën “Politika”.
Ndërkaq, gazeta rikujtoi pohimin e shtypit të Prishtinës se Kosova në takimet rajonale dhe ndërkombëtare do të prezantohet me emrin e saj, porse pranë saj do të jetë shpjegimi se “nuk ka paragjykime të qëndrimeve të shteteve karshi statusit”.
Por Stefanoviç këto i ka quajtur “insinuata” të shtypit të Prishtinës.
“Në thelb secili prej këtyre modaliteteve nënkuptonte prekjen e rezolutës 1244 për arsye se raporti ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është bilateral”, thotë Stefanoviç. / Kosova.com