Asad akuzon perëndimin për komplot kundër regjimit në Siri

Presidenti sirian Bashar al-Assad mbajti sot një fjalim të rrallë publik lidhur me protestat dhe gjakderdhjen në vend. Gjatë fjalës së tij, Asad akuzoi fuqitë rajonale dhe ato ndërkombëtare se po përpiqen të destabilizojnë Sirinë. Në fjalimin që i drejtohej popullit, presidenti në rënie Bashar al - Assad bëri thirrje për rezistencë kundër “fuqive të huaja”, pasi sipas tij, janë ato që po tentojnë të destabilizojnë Sirinë. Ndërkohë, nga ana tjetër vazhdon dhuna në vend, pavarësisht pranisë së vëzhguesve të Ligës Arabe që kanë si objektiv mbikqyrjen e një plani paqësor për t’i dhënë fund dhunës. Por, opozita siriane akuzon misionin se po shërben më shumë për të fshehur shtypjen gati 1 vjeçare të protestave kundër Asad.
Ky është fjalimi i parë publik i presidentit të Sirisë që nga qershori i vitit të kaluar.