Edi Rama thyen tabutë me vizitën në Kosovë
Kosovarët mund ta presin shumë mirë një politikan socialist vetëm kur e dinë se është i huaj, por një socialisti shqiptar vështirë se do ti dilnin para, të paktën jo për ta pritur mirë. Edi Rama mund të jetë kryesocialisti i parë shqiptar që është pritur ngrohtë në Kosovë, ndonëse kjo nuk është vizita e tij e parë në vendin tonë.
Promovimi i librit të tij, Kurban, por ndoshta pak më shumë hedhja poshtë e paragjykimeve jo të pakta për të, e sollën Edi Ramën në Kosovë, në një vizitë që deri tani vonë mund të besohej se e ka të mundshme vetëm Sali Berisha apo kundërshtari i ashpër i kreut të opozitës në Shqipëri.
Ndonëse ai nuk u prit me surle e tupanë si Berisha, sidoqoftë atij të gjithë ia hapën derën, ndërsa në përballje me njerëz të zakonshëm mori edhe jo pak lëvdata.
Edi do tia dalë, i thoshte një zonjë nga Prishtina Ramës në ditën e dytë të vizitës.
Greko-fili, Edvin Kristaq Rama siç thotë shpesh shefi i qeverisë shqiptare, ka dëshirë një gjë të vetme, që shqiptarët e Kosovës ta dëgjojnë me vëmendje dhe të mos besojnë çka do që thotë për të e socialistët, Saliu.
Ai flet për Zërin në një intervistë të gjatë me dy vazhdime, ndër të tjera duke përmendur edhe argumentet e tij se kush është më progrek në Shqipëri…(vijon)