E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama- homazhe në Ditën e Çlirimit: Falenderojmë Berishën që i rri larg 29 Nëntorit

Share

(E PERDITESUAR)- Kreu i opozitës, Edi Rama, ka zhvilluar homazhe gjatë ditës së sotme pranë varrezave Dëshmorët e Kombit, me rastin e Ditës së Çlirimit. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa polemizuar me faktin se mazhoranca e ka braktisur këtë ditë, duke thënë se kjo ditë është e patjetërsueshme dhe se historia nuk mund të ndryshojë.

Thjeshtë fare gëzuar ditën e çlirimit të vendit 29 nëntorin, ditën e pandryshueshme dhe të patjetërsueshme, të triumfit mbi të keqen. Ditën që u kujton të gjithë shqiptarëve se në orët e këqija të historisë paraardhësit tanë u vendosën në anën e duhur të historisë. Ditën që e bashkon Shqipërinë me forca e lirisë dhe demokracisë. Ditën që askush nuk mund ta fshijë as nga kujtesa dhe as nga librat e historisë. Ditën që e bën qesharak dhe me turp këdo që përpiqet të vejë dorë mbi të, u shpreh Rama me tastin e festës së 29 nëntorit.

Ndërkohë, përmes një mesazhi në Twitter, kreu i PS, Edi Rama, tha se Berisha nuk mund të festojë Ditën e Çlirimit. Ta falenderojme Saliun që i rri larg 29 Nëntorit. S’mund te shesësh detin, vjedhësh popullin, importosh plehra dhe festosh Ditën e Çlirimit, tha Rama.

Mazhoranca Festën e Çlirimit e ka përkujtuar dje, së bashku me atë të Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›