E Diel, 1 Nëntor 2026

"Edi Rama, zedhenes i skafisteve"

TIRANE - Nuk ka zgjatur, vecse nje dite heshtja e qeverise ndaj akuzave te kreut socialist Edi Rama, ne lidhje me tragjedine e ndodhur ne Butrint. Pervec akuzave per perdorimin e vdekjes per qellime politike, tashme ekzekutivi ka formuluar edhe akuzen e zedhenesise se skafisteve per liderin socialist. Kryeministri i ktheu dje pergjigje kundershtarit te tij Edi Rama qe e beri pergjegjes per tragjedine e Butrintit, duke e cilesuar shpifes dhe se kerkon te perfitoje nga vdekja. Nepermjet zedheneses se tij, Juela Mecani, kreu i qeverise e quajti opoziten pa moral, ne tentativen politike per te perfituar nga vdekja. "Ajo qe eshte e papranueshme jane thirrjet e tyre per lejimin e skafeve njelloj si te jene zedhenesit e skafisteve dhe jo si perfaqesues te forces kryesore opozitare ne vend. Me kete rast, kryeministri Berisha nuk mund te mos shprehe shqetesimin per interesa jo te pastra qe fshihen pas thirrjeve te opozites", tha Mecani, duke ju drejtuar kreut te opozites se majte. Ajo beri te qarte, se qeveria nuk do te pajtohet me rikthimin e skafeve, pasi jo vetem lene hapesira per tragjedi me te medha ne det, por ndeshkojne vendin dhe shqiptaret per liberalizimin e vizave. "Kjo nuk mund dhe nuk do te ndodhe per interesa te nje grushti individesh, per t'u pasuruar me veprimtari kriminale, apo te politikaneve qe duan te ndajne me ta trofete e ketij trafiku", theksoi Mecani. Ne kete kuader, ajo premtoi ne emer te ekzekutivit se eshte i angazhuar per nje kontroll gjithnje e me te mire te kufirit dhe per plotesimin e te gjithe kritereve dhe standardeve qe do te japin mundesine e liberalizimit te vizave dhe levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne Bashkimin Evropian. Nga ana tjeter, ne emer te kryeministrit, Mecani shprehu ngushellimet e tij me te sinqerta familjareve te 4 viktimave per humbjen e njerezve te tyre te dashur, ne aksidentin tragjik te Butrintit. "Kryeministri Berisha qe ne castin e pare te marrjes se njoftimit per permbysjen e dy varkave ne Butrint, ka ndjekur hap pas hapi te gjitha zhvillimet, eshte interesuar menjehere per ndihmen mjekesore qe u eshte dhene te mbijetuarve, si dhe ka kerkuar nga autoritetet respektive qe t'u gjenden prane familjareve te njerezve te mbytur per te lehtesuar dhimbjen e tyre te madhe", informoi zedhenesja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›