E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qytetaret, te drejte mbi dosjet"

TIRANE - Qytetaret shqiptare do te kene te drejte te njihen me dosjet e tyre. Cka paralajmeron se tashme "kloni" i percaktuar nga ana e strukturave te shtetit per te mbajtur qytetaret, larg dosjeve te Sigurimit famekeq te Shtetit dhe per te diskutuar cka eshte shkruajtur per ta, gjate tere kohes se diktatures se komunizmit, do te pushoje se ekzistuari plotesisht. Partia Demokratike, nisur nga eksperienca gjermane per hapjen e dosjeve, gjykon se cdo qytetar ka te drejte te shohe dosjen e tij te hapur nga ish-Sigurimi i Shtetit gjate regjimit komunist. Deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci, njekohesisht relatori i projektligjit "Per pastertine e figures se zyrtareve te larte", duke vleresuar eksperiencen gjermane ne hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te sherbimeve sekrete si me te ploten ne gjithe Evropen Lindore, kerkoi dje ne nje konference per shtyp qe ne projektligj te percaktohet e drejta e qytetareve per t'u njohur me dosjen e tij. "E drejta per t'u njohur me dosjen e Sigurimit i takon cdo qytetari, cdo i persekutuar ne regjimin komunist ka te drejte te njihet me dosjen e tij", u shpreh deputeti Bumci. Edhe njehere tjeter Bumci ka kerkuar konsensusin e opozites per kalimin e projektligjit per hapjen e dosjeve, projekt-ligj ky i cili eshte nder me te debatuarit politikisht edhe pse asnjehere nuk shkon ne seance plenare per votim. Reflektimi nga ana e relatorit demokrat, duke se ka ardhur menjehere pas konferences se organizuar dy dite me pare nga ana e Marianne Birthler, e ngarkuara Federale per dosjet e sherbimit te sigurise se shtetit te ish-Republikes Demokratike Gjermane (STASI). E cila ka nenvizuar faktin se ne Gjermani eshte rritur interesi i qytetareve gjermane per te pare dosjen e tyre. E cila kishte gjithsesi prioritet te zbardhte personat, te cilet ne kohen e diktatures kane qene informatore dhe kane kryer rolin e bashkepunetorit te Sigurimit te Shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›