Marseja gjallerohet me rikthimin e Lorik Canes
Lorik Cana, kapiteni i Olimpikut te Marsejes nuk ishte pjese e ekipit te tij te shtunen ne ndeshjen e kampionatit, gjate fitores 3-1, perballe Valancinses. Marseja fitoi por mungesa e Canes ishte shqetesimi kryesor i trajnerit, para ndeshjes. Emblema e Olimpikut te Marsejes, Cana eshte rikthyer dhe do te jete gati ne ndeshjen e sotme te Liges se Kampioneve. Trajneri Erik Gerets, per rikthimin e Lorik Canes deklaron: "Rikthimi i Canes do te jete nje force me shume per ekipin tone. Pa Lorik Canen ekipi e ka te veshtire te kerkoje fitoren ne ndeshje te rendesishme." Trajneri i Olimikut te Marsejes, Geretes, pervec Lorik Canes, ne radhet e Olimikut te Marsejes do te kete edhe nje tjeter lojtare te formacionit baze, qe eshte rikthyer ne prag te ndeshjes se sotme me PSV Einthoveni. Behet fjale per lojtarin e krahut te majte, Karim Ziani, i cili mungoi ne ndeshjen e fundit. Mesfushori i ekipit tone kombetar, shprehet se perballe PSV-se Marseja do te luaje per te siguruar vendin e trete, pasi ne dy ndeshjet e meparshme, ndaj Liverpulit dhe Atletiko Madridit, diferenca ishte e dukshme. "Liverpuli ben diferencen ne grupin tone, pasi eshte nje shkalle me lart" - tha Cana. - "Edhe Atletiko Madridi eshte me i forte dhe besoj se do te kualifikohet ne grupin tone. Olimpiku i Marsejes do te konkurroje per nje vend te trete, perballe PSV-ne," - shprehet Lorik Cana. Nga ana tjeter edhe ekipi holandez, i cili favorizohet nga faktori fushe ka humbur ndeshjet e para sikurse Marseja e Canes, por synon fitoren per te qene ne vend te trete, me qellim qe te prere nje bilete per ne Kupen UEFA.
Mungesa
Cana i ka munguar ne dy ndeshje Olimikut gjate ketij sezoni. Ai nuk ka luajtur ne javen e peste, ndaj Bordose dhe mungoi ne javen e fundit perballe Valencienses. Lorik Cana ka qene lojtari me i mire per marsejezet ne dy ndeshjet e meparshme ne "Champions".
Mungesa
Cana i ka munguar ne dy ndeshje Olimikut gjate ketij sezoni. Ai nuk ka luajtur ne javen e peste, ndaj Bordose dhe mungoi ne javen e fundit perballe Valencienses. Lorik Cana ka qene lojtari me i mire per marsejezet ne dy ndeshjet e meparshme ne "Champions".