Edi Rama, zëvendësi i 36-të i Jorgos
Internacionalja Socialiste ka qenë skena e radhës ku është tallur inferioriteti i humbësit politik Edi Rama. Me ndërhyrjen e Jorgo Papandreut, simbolit të krizës dhe përfaqësuesit politik të PASOK-ut prej 5 përqindësh, kryetari i PS-së është emëruar si zv/kryetari i 36-të i tij. Kjo lëmoshë është dhënë pas një fushate financiare të turpshme në Lisbonë, e cila ka kulmuar me sloganin paramarksist “Rama, njeriu i Athinës në politikën e Tiranës”
-- Edi Rama nxitoi dje të shpërndante një lajm sipas të cilit, ai ishte zgjedhur zv/president i Internacionales Socialiste. Disa muaj më parë Jorgos Papandreu u rizgjodh president i socialistëve europianë edhe pse forca e tij politike në Greqi (PASOK) gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, u rendit parti e tretë, pas Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s, me vetëm 13 për qind të votave, e sipas sondazheve të fundit, është në nivelin e 5 përqindëshit të përkrahjes së qytetarëve grekë.
Dje ishte radha e Edi Ramës që të joshej nga posti i zv/presidentit. Kryetari i PS vjen pas dy humbjeve elektorale radhazi (2009 e 2011) dhe teksa i prin një tjetër disfate në parlamentaret e 23 qershorit, që do të ishte e treta radhazi, Internacionalja Socialiste ka “zemërgjerësinë” t’i japë atij hapësirë në listën e 36 zëvendëspresidentëve të saj nga 98 parti të majta anëtare. Pra, e thënë ndryshe mbi 40% e partive të anëtarësuara në forumin më të madh socialist europian, kryetarët e tyre i kanë zëvendëspresidentë të Internacionales Socialiste!
“Me krenari për familjen tonë politike, Partinë Socialiste, ju njoftoj për zgjedhjen time Zv.President i Internacionales Socialiste”- shkruante Rama në rrjetin social Tëitter.
Më tej, ai e ka quajtur zgjedhjen si vlerësimin më të lartë për forcën që drejton.
“Kjo zgjedhje është vlerësimi më i lartë për gjithçka kemi bërë në këto vite së bashku”- vijon më tej Rama në Tëitter.
E vërteta është se e dimë se si është zgjedhur zv/president Edi Rama, se si bëri “fushatë” me postera të turpshëm e se si përdori të njëjtat metoda si më 2004-n, kur u “zgjodh” kryebashkiaku më i suksesshëm në botë (!!!).
Krahas nxitimit për të masivizuar një informacion që fillimisht kaloi përmes filtrave të PS, për t’iu përçuar më pas mediave pranë oborrit opozitar të cilat në mënyrë ironike ose mjerane i jepnin ngjyrime “fitoreje”, me superlativa të korrjes së një suksesi të madh në mbledhjen e Këshillit të Internacionales Socialiste në Cascais të Portugalisë, klika e propagandës majtiste fshehu një detaj mjaft të rëndësishëm. Edi Rama u zgjodh zv/president i Internacionales, duke milituar krahas 35 zëvendëspresidentëve të tjerë dhe secili prej tyre identifikohet sipas qejfit si zv/president i parë.
Strategjia e ndjekur është vërtetë tallëse, por gjithsesi interesi i lidershipit socialist është identifikimi në politikën e jashtme, aty ku ai dhe administrata e tij në PS, janë vërtetë në terr dhe të kushtëzuar nga mangësi të theksuara njohurish.
Nuk është momenti për të iluminuar kupolën e këshilltarëve të Edi Ramës, madje as këtë të fundit, por qasja gjithnjë e më amatoreske në raportet më ndërkombëtarët nga mosvotimi i 3 ligjeve të statusit, qëndrimi viral i mbajtur ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe barrierat e ngritura 2 vjet më parë kundër liberalizimit të vizave, janë domethënëse në identifikimin e Edi Ramës si politikan krahinor dhe aspak vizionar për politikën e madhe të Europës. Në këtë sens, shtimi i një karrige në radhët e 35 zv/presidentëve është edhe një lloj treguesi mëshire, për “fatkeqin e politikës” shqiptare, në prag të rrënimit të madh. Ndaj, s’është aspak i rastësishëm tendenca për të lartësuar zgjedhjen e Ramës zv/president të Internacionales, një post kaq i pa rëndësishëm, mbi të gjitha simbolik dhe pa kurrfarë roli në orientimin e politikës europiane.
Gjithsesi, aty militojnë edhe aleatë të tij në ngritjen e murit të bllokimit të statusit për Shqipërinë, siç është Viktor Ponta i Rumanisë, sikurse më tej në përbërje janë dhe përfaqësues të shteteve problematike në respektimin e të drejtave të njeriut, Namibia, Angola, Maroku etj,.
Por e vërteta duhet parë tek binjakëzimi i tij me Jorgon, njeriun që s’drejton më as PASOK-un e që është simboli i krizës greke, simboli i modelit të vjedhjes të ngritur në krye të qeverisjes. Edi Rama ka pranuar se kauza e Jorgos ishte në fakt edhe nxitja kryesore për organizimin e grushtit të shtetit, më 21 janar 2011 e po ashtu modeli i mashtrimit të publikut dhe i vendosjes së imoralitetit personal si moral i publikut janë karta e identitetit që Edi Rama përcjell në fushatën elektorale të 23 qershorit. Është ky model që sanksionohet edhe në një Internacionale të varfër me shtetarë e më shumë si një lokalitet opozite e paramarksizmi nëpër botë, të cilët pranuan qokën e Jorgos për të paraqitur si zv/kryetar të 36-të, “njeriun e Athinës në politikën e Tiranës”.
PRESIDENT
George Papandreou (Greece)
SECRETARY GENERAL
Luis Ayala (Chile)
VICE-PRESIDENTS
Colette Avital (Israel)
Sükhbaatar Batbold (Mongolia)
Victor Benoit (Haiti)
Nouzha Chekrouni (Morocco)
Ahmed Ould Daddah (Mauritania)
Elio Di Rupo (Belgium)
Ousmane Tanor Dieng (Senegal)
Marcelo Ebrard Casaubón (Mexico, PRD)
Mizuho Fukushima (Japan)
Alfred Gusenbauer (Austria)
Eero Heinäluoma (Finland)
Pendukeni Iivula-Ithana (Namibia)
Carin Jämtin (Sweden)
Bernal Jiménez (Costa Rica)
Chantal Kambiëa (Cameroon)
Kemal Kiliçdaroğlu (Turkey)
Marian Lupu (Moldova)
Mario Nalpatian (Armenia)
Julião Mateus Paulo (Angola)
Attila Mesterhazy (Hungary)
Beatriz Paredes (Mexico, PRI)
Helga Pedersen (Norway)
Alfredo Pérez Rubalcaba (Spain)
Victor Ponta (Romania)
Edi Rama (Albania)
Henry Ramos (Venezuela)
Ségolène Royal (France)
António José Seguro (Portugal)
Portia Simpson Miller (Jamaica)
Jalal Talabani (Iraq)
Sandra Torres (Guatemala)
Miguel Vargas (Dominican Republic)
Carlos Vieira da Cunha (Brazil)
Asif Ali Zardari (Pakistan)
Jacob Zuma (South Africa)
...