E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Ramën e fton për vizitë SHBA, Saliun e fton për vizitë Shabani i ALUIZNI-t!

Share

Nga Kledian Lula

Janë dy lajme zyrtare, njeri lajm që del prej selisë së PS dhe tjetri që del prej selisë së qeverisë shqiptare. Të dy këto lajme kanë lidhje me axhendat e vizitave që do të bëjnë javën tjetër dy figurat kryesore politike të Shqipërisë: kreu i PS Edi Rama dhe kreu i qeverisë Sali Berisha. Këto vizita takimesh pune, dëshmojnë qartë se kreu i opozitës Edi Rama po fiton kredite preferenciale në mjediset shoqërore, politike e shtetërore të Perëndimit. Ndërsa vizita që do bëjë kreu i qeverisë Sali Berisha, tregon se kryeministrit i kanë rënë pendët. Po citojmë këto dy lajme zyrtare:

LAJMI I PARE: Sipas burimeve zyrtare nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe sipas konfirmimit publik nga selia e PS, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në datat nga 16-20 mars 2012 është ftuar të realizojë një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zyrtarisht do të takohet dhe me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

LAJMI I DYTË: Sipas burimit nga zyra e marrëdhënieve me publikun të qeverisë shqiptare, në datën 16 mars 2012, kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha është i ftuar për një vizitë zyrtare, nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it Prof. Dr. Shaban Memia, ku pritet të demonstrohet publikisht në TV një seancë me ndarje simbolike tapish, të legalizimeve të ndërtimeve pa leje.

Këto ishin dy lajmet. Kreun e PS, Edi Rama, e ka ftuar SHBA, ndërsa kreun e qeverisë Sali Berisha e ka ftuar Shabani i ALUIZNI-t. Ky është niveli i dy vizitave të dy krerëve shqiptarë të pozitës e opozitës. Sipas axhendës, kreu i PS Edi Rama, do të komunikojë me SHBA-të, për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza politike, ekonomike e qeverisëse ku e ka zhytur mazhoranca e ortakërisë dështake e kriminale PD-LSI. Ndërsa kryeministri Sali Berisha do të shkojë tek zyrat (shpella) e ALUIZNI-t, ku do të diskutojnë kokë më kokë me Shabanin se si do të vazhdojnë të mashtrojnë shqiptarët që po presin tapitë e banesave pa leje, që prej vitit 2005.

Kjo panoramë ftesash e vizitash të dyshes Rama-Berisha është pasqyrë e plotë dhe kuptimplote e profilit të secilit prej tyre: Edi Rama që po ofrohet prej Perëndimit si politika e shansit të ri progresiv dhe Sali Berisha, që po sikteriset me neveri e indiferencë të plotë prej Perëndimit, si një paçavure politike publike, strukturues dhe tutor i një qeverisjeje të dështuar, të korruptuar e të kriminalizuar edhe ndërkombëtarisht.

Saliu i braktisur, nuk e ftojnë as për protokoll formal

Atë që po përjeton kryeministri Sali Berisha sidomos vitin e fundit, mos e përjetoftë as hasmi. Sali Berishën ka kohë që e kanë bërë dalje ndërkombëtarët. Këtë kryeministër monstër të së keqes së popullit të vet e të krimit të organizuar ndërkombëtar e kanë nxjerrë nga axhenda gjithë institucionet politike e qeverisëse zyrtare dhe shtetarët e lartë të vendeve të fuqishme perëndimore. Madje, këtë kryeministër mbetje të diktaturës komuniste shqiptare edhe pas 22 vjetësh demokraci, tashmë e kanë abandonuar me shpërfillje e mos dërgim ftesash dhe homologët e tij në ish-vendet e lindjes komuniste. Fakti është ky: Ka afro 2 vite që Sali Berishës nuk i vijnë më ftesa zyrtare nga asnjë shtet, nga asnjë homolog e deri as nga SHBA dhe BE. Mungesa e ftesave tregon se ky kryeministër i dalë boje, se kjo makinë rrangallë prodhim i viteve 60, nuk është as mentalitet, as praktikë e as vullnet dhe dëshirë zhvillimi e botës moderne, por veçse një relike e ndryshkur e kohës dhe ideologjisë që e brumosi me ndjenjën e krimit njerëzor, politik dhe me urrejtjen ekstra komuniste për Perëndimin. Nuk ka më asnjë dyshim për askënd, që Sali Berisha ka arritur, madje e ka kaluar pikun e degradimit publik si shtetar, si politikan dhe si subjekt shoqëror. Tashmë, prezenca e Sali Berishës në mjediset politike e qeverisëse ndërkombëtare konsiderohet NDOTJE dhe në takimet protokollare rutinë. Edhe pse pret me veshët ngritur si lepuri në ferr, edhe pse paguan miliona euro e dollarë nëpër sekserë ndërkombëtarë që të blejë ftesa nga shtetarët e Perëndimit, kryeministri rrangallë Sali Berisha nuk ka dhe nuk ka për të pasur më as ftesa zyrtare dasme e morti nga qeveritë dhe politika ndërkombëtare. Nëse nga ndërkombëtarët, do të ketë një komunikim ose ftesë për Sali Berishën, kjo ftesë do të ketë vetëm ultimatumin SALI IK, siç iu tha edhe Ben Ali, Mubarak, Saleh, Gedaf, apo Bashar al Assad-it të Sirisë.

Në këto kushte shpërfilljeje e spostimi ndërkombëtar si Ben Ali, Mubarak, Saleh, Gedaf, apo Bashar al Assad e gjithë diktatorët dhe sunduesit halabakë e kriminelë të Botës së Tretë gjendet dhe Sali Berisha. Pse? Sepse Sali Berisha, në të dy pushtetet e tij në këto 20 vite, ka bërë të njëjtat krime si diktatorët e botës moderne. Sali Berisha si në sundim-pushtetin e viteve 1992-1997 dhe në atë të viteve 2005 e deri sot, ka mashtruar popullin me premtime false. Ka shkatërruar ekonominë kombëtare. Ka shitur interesat dhe trojet kombëtare. Ka vjedhur popullin deri në qindarkën e fundit të lekëve të bukës së fëmijëve. Ka ushtruar dhunë fizike e burgosje ndaj shtypit. Ka marrë peng, ka masakruar e ka zhdukur biznesmenë. Ka organizuar dhe realizuar trafiqe armësh e karburantesh me vendet e futur në embargo nga SHBA dhe Europa. Ka futur popullin në luftë civile, duke shkaktuar 3000 të vrarë dhe duke armatosur popullin me hapje të qëllimshme deposh të ushtrisë. Ka organizuar trafiqe droge nga deti, toka e ajri. Ka mashtruar pronarët, duke u grabitur pronat dhe duke bërë pronarë pushtetarët, mafien, klanet e pushtetit dhe familjarët e tij. Ka ngritur korrupsionin ekstrem zyrtar në kupolën e tij qeverisëse e familjare. Ka shkatërruar votën e lirë popullore dhe ka kthyer proceset zgjedhore në sistem e strukturë krimi politiko-shtetëror. Ka shkatërruar drejtësinë duke e kthyer atë në instrument të mbrojtjes pushtetit e krimit mafioz zyrtar. Ka shkatërruar administratën publike, duke e kthyer në strukturë politike të partisë në pushtet, në turmë mitingjesh dhe qendër korrupsioni të lirshëm. Ka organizuar e realizuar biznes kriminal familjar, me demontim municionesh nga fëmijë, gra e civilë brenda njësive ushtarake, me pasojë vrasjen kolektive të njerëzve dhe shkatërrimin masiv të zonave të banuara. Ka ndërtuar një kabinet qeveritar, me ministra banditë e të penalizuar. Ka ndërtuar një grup parlamentar, me deputetë të zhytur në krime, që i përdor si shërbëtor të kupolës së tij mafioze qeveritare-familjare. Ka vrarë demonstrues social-ekonomik në sheshin përpara selisë së kryeministrisë. Ka kërcënuar e ka larguar dhunshëm nga funksionet, drejtues të drejtësisë e institucioneve të tjera kushtetuese, për të patur rrugë të lirë veprimi në krimet e tij dhe për të mos shkuar përpara drejtësisë për to. Ka përdorur dhe po përdor pushtetin ekzekutiv e ligjvënës, si pronë të familjes e të klaneve mafioze që janë të lidhur me interesat e tij sunduese e përfituese në pushtet.

Për këto e shumë zullume te tjera ndaj ligjit, ndaj shtetit,

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›