SHBA ekzekutohet i denuari me vdekje
Kliv Foster kishte deklaruar gjithnjë se ishte i pafajshëm, pavarësisht se provat e ADN-së e vendosnin në vendin e krimit. Ai është bërë i ekzekutuari i 30-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i nënti në shtetin e Teksasit. Ai është ekzekutuar në orët e vona të mbrëmjes pasi gjykata e lartë kishte refuzuar me gjashtë vota pro dhe 3 kundër, kërkesën për pezullimin e dënimit kapital. 46 vjeçari ishte përfshirë 10 vjet më parë në rrëmbimin dhe vrasjen e një emigranteje nga Sudani. 30 vjeçarja u vra me një plumb në kokë dhe trupi i saj u gjet i braktisur në një pus. Foster dhe miku i tij Sheldon U e kishin njohur viktimën në një bar në Teksas. Biseda e tyre është konfirmuar dhe nga disa dëshmitarë okularë. Uard i cili gjithashtu ishte dënuar me vdekje, ndërroi jetë në burg për shkak të kancerit, dy vjet më parë. Foster kishte arritur të pezullonte tre herë dënimin me vdekje. Nga viti 1924 deri në vitin 1964 në një sinë Hanstvill, Teksas, 61 persona kanë përfunduar në karrige elektrike, që atëherë janë ekzekutuar 485 dënime me vdekje me anë të injeksioneve fatale.