E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edil Al” ofron për të gjithë të interesuarit, shtëpi me një të klikuar



Financim deri në 70 për qind të vlerës së shtëpisë, faqja “on-line” ku mund të zgjidhet apartamenti i dëshiruar, si dhe oferta në çmime janë disa nga “taktikat” që po përdorin drejtuesit e kompanisë prestigjioze dhe lider në tregun e ndërtimit në Shqipëri “Edil Al”. Me gjithë rënien e shitjeve në sektorin e ndërtimit në vitin 2009 si rrjedhojë e krizës ekonomike, kompania e ndërtimit “Edil AL” ka arritur që të rrisë shitjet në fund të tij. Drejtoresha e marketingut, Zhaklina Rira, tregon skemat se si arritën të rrisnin klientelën edhe në një periudhë të vështirë. Sipas saj, për të lehtësuar mënyrën e financimit të
klientëve, kompania “Edil Al” ka bërë paraprakisht marrëveshje me dy banka në Shqipëri, të cilat i garantojnë klientëve deri në 70 për qind kredi të vlerës totale të apartamentit, apo dyqanit që ata duan të blejnë. Por ajo që është më e rëndësishme, është që klientët nuk duhet të vënë një pronë tjetër garanci. Për këtë arsye e kanë fare të thjeshtë, mjafton të kenë vetëm 30 për qind të vlerës së apartamentit.

Ecuria e shitjeve
Me vënien në praktikë të skemave të reja të financimit dhe të shërbimeve elektronike nga kompania “Edil Al”, shitjet e pronave të paluajtshme janë rritur ndjeshëm. Kjo nga drejtuesit e kompanisë është konsideruar si një ndër skemat më të suksesshme që “Edil Al” ka hedhur në treg. Ka shumë njerëz që, për një arsye apo një tjetër, disponojnë një buxhet, por hezitojnë të blejnë një shtëpi të tyren, pasi një diferencë aq e madhe për shlyerjen e një apartamenti nuk mund të mblidhet për një apo dy vjet. Këtu hynë në lojë skema e re e kompanisë “Edil Al”, e cila me anë të financimit, i cili mund të shkojë deri në 20 vjet, u krijon lehtësira jo vetëm në pagesën e shtëpisë së tyre klientëve, por bën që ata ta kenë të tyren atë brenda një kohe rekord. Kjo bëri që në këtë kompani, veç klientëve të përhershëm, të vij edhe një target grup tjetër klientësh, si p.sh. prindërit që kanë fëmijët studentë në Tiranë, të cilët kanë zgjedhur të bljelnë një apartament. Ky grup klientësh, në vend që të paguaj një shtëpi me qira për fëmijët e tyre, e ka shumë herë më të përshtatshme blerjen e një shtëpie për ta dhe bërjen e pagesës në vite. Po kështu e njëjta gjë mund të aplikohet edhe për çiftet e reja, të cilat nuk disponojnë të gjithë shumën e mjaftueshme të parave, por që do të dëshironin një shtëpi të re.

Efektet e krizës
Jo për të gjithë, kriza është negative. Të paktën jo për kompaninë lider në tregun e ndërtimeve në Shqipëri, “Edil Al”, e cila jo vetëm që nuk e ka ndjerë goditjen e saj, por me shërbimet e reja dhe mjaftë favorizuese që ka bërë për klientët, ka shtuar numrin e këtyre të fundit. Fakti që njerëzit kanë qenë të frikësuar, i pengonte të blinin kuturu, por zgjidhnin më me kujdes atë që blinin, duke kërkuar kështu një kompani serioze dhe që ndërton me një cilësi, e cila është e garantuar. Kjo bëri që në fakt, njerëzit të orientoheshin drejt “Edil Al”. Sigurisht që pati një stepje, por besueshmëria që klientët kanë krijuar tashmë te “Edil Al” dhe serioziteti i kësaj kompanie në treg, bëri që efekti
krizë të mos ishte shumë i ndjeshëm.
Gjetja e risive
Kompania “Edil Al” duket se e ka menduar hollë komunikimin dhe marrëdhënien me klientët e saj. Gjetja e metodave të reja dhe bashkëkohore për ta reklamuar produktin e saj direkt tek klienti, ka bërë që komunikimi me ta të jetë dhe virtual. “Nëse ata nuk vinë te ne, jemi ne që shkojmë tek ata, me anë të ofertave tona”, - ka thënë Drejtoresha e marketingut në këtë kompani Zhaklina Rira. Sigurisht, përveç skemës së financimit deri në 70 për qind të vlerës, kompania në fund të vitit i ofroi klientëve edhe deri në 7 për qind ulje akoma, që është një vlerë e konsiderueshme. Kjo gjë jo vetëm që u ruajti nivelin e shitjeve kompanisë, por e bëri fundin e vitit ndër muajt më të suksesshëm për shitjet në “Edi Al”. Por kompania nuk u mjaftua me kaq. Ajo e nisi vitin 2010, me disa risi duke synuar që t’ia çojmë mundësinë e përzgjedhjes klientëve të saj në shtëpi me
anë të ueb-sitit më të ri, “www.edilal.com”. Kjo gjë bën që klientët ta kenë më të thjeshtë të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për blerjen e një apartamenti apo
një mundësie për të investuar në prona. Dhe sikur të mos të jenë të qartë në atë që po kërkojnë, por thjesht duan të investojnë në prona, në www.edilal.com ata do të krijojnë një ide shumë të mirë si për vendndodhjet, projektet apo çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve.

Ecuria në vazhdim
Edhe pse tregu i ndërtimit ka pasur vështirësi, të cilat nuk mund të eliminohen menjëherë, kompani “Edil Al” ka përgatitur një strategji, e cila do të fokusohet kryesisht në lehtësimin e procesit të blerjes, si fillim duke i lehtësuar marrjen e një informacioni sa më të plotë. Nga ana tjetër, prodhimi i klientëve të kënaqur ka qenë pika më e fortë e kësaj kompanie, të cilët edhe sot na qëndrojnë besnikë dhe referojnë dhe sjellin klientë të rinj. Por jo vetëm, 2010-a filloi me promovimin e uebit të ri “www.edilal.com”, por surprizat që kompania ka për klientët e saj gjatë gjithë vitit dhe fillimi i një kompleksi të ri, e bën me të drejtë stafin drejtues të saj që të mendojë që ky do të jetë ndër vitet më të suksesshëm për “Edil Al”.

Lehtësi në blerje nëpërmjet internetit

“Edil Al” është kompani ndërtimi tashmë e njohur dhe përveç ofertave të vazhdueshme për klientët e saj, si ajo e financimit deri në 70% të vlerës së shtëpisë, tashmë vjen më afër klientëve të saj dhe me ueb-sitin e ri, “www.edilal.com”, ku i jep të gjithë klientëve të interesuar komoditetin që nga shtëpia e tyre të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm mbi të gjitha mundësitë për të investuar në prona, gjithashtu dhe ofertat e momentit. “Në këtë mënyrë, ne nuk mbetemi vetëm te prezantimi i kompanisë tonë, sikurse është çdo ueb-sit, por një mënyrë për të fuqizuar dhe më shumë shërbimin tonë
ndaj klientit”, thotë drejtoresha e Marketingut, Zhaklina Rira. Për herë të parë, nëpërmjet një klikimi në faqen e internetit “Edil Al com” çdokush mund të gjejë on-line nga shtëpia
vendndodhjen, planimetrinë, projektin dhe arredimin opsional të apartamentit të tij. Kompania ju ofron mundësinë për të zgjedhur mes tre komplekseve gjigante: “Kristal dy”, “Kompleksi Gjelbërimi” dhe “Syri i Liqenit”. Në preferencë është madhësia e apartamentit, dhomat dhe pamja e tij. Në këtë mënyrë, por edhe duke parë pamjen e godinës ku mendoni të jetohet, “Edil Al” lehtëson procedurat e blerjeve jo vetëm për ata që jetojnë në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ueb-siti do të bëjë më të lehtë jo vetëm blerjen e apartamenteve, por edhe kërkesat e atyre bizneseve që do të blejnë një pronë. Por të gjithë ata që do të përzgjedhin pronën në këtë mënyrë, do të përfitojnë nga kompania “Edil Al” edhe 4 për qind ulje për çdo blerje.

Kush është “Edil Al”

“Edil Al” është kompania lider dhe më e madhe në tregun shqiptar të ndërtimit, e cila operon në tregun vendas që nga viti 1994. Shoqëria "Edil AL" sh.p.k., u krijua në 6 korrik të vitit 1994, me Vendim Gjykate nr.5319, me kapital të përbashkët italo-shqiptar. Ajo ka filluar aktivitetin e saj me ndërtimin e veprave civile dhe industriale, rrugë, fabrika dhe ujësjellës, ndërkohë që vazhdon aktivitetin e saj me një rritje të vazhdueshme sasiore e cilësore. Në projektimin e godinave, Shoqëria bashkëpunon me Studio projektuese në Shqipëri, Itali, Gjermani, etj. Pas vitit 1998 shoqëria e ka zgjeruar aktivitetin e saj në prodhimin dhe shitjen e materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, duke realizuar falë një administrimi efikas, arritje të rëndësishme.

8 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›