E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten depozitat, qytetaret “strehojne” kursimet ne banka Eglantina Nasi

Preferojne t’i “strehojne” me mire kursimet e tyre ne banka, sesa t’i shpenzojne duke blere. Kjo dukuri e konstatuar mjaft vitet e fundit ne Shqiperi, duket se eshte shfaqur serish me nota shume te dukshme edhe gjate muajve te pare te ketij viti. Keshtu, sipas te dhenave me te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise, rezulton se ne muajin shkurt, totali i depozitave prane sistemit bankar qe operon ne vendin tone, arriti nje total prej 933.2 miliarde lekesh. Ne nje kohe, kur ky tregues gjate muajit pararendes, janar 2013, ka qene ne vleren e 928.5 miliarde lekeve. Duke pohuar ne kete menyre trendin rrites te depozitave te shqiptareve prane bankave nga muaji ne muaj. Trend ky ne fakt, qe eshte edhe vjetor, po te krahasojme shifren e lartpermendur te totalit te depozitave per muajin shkurt 2013 me ate te muajit shkurt te vitit te kaluar, respektivisht me 879.7 miliarde leke. Duke treguar kesisoj se depozitat jane rreth 6% me te larta, ne krahasimin vjetor dhe se flasin per nje “frike” nga konsumi dhe me shume besim tek bankat. Nderkaq, edhe vete muajt e pare te dy viteve respektive 2013 dhe 2012, kane pesuar nje rritje progresive ne secilin prej tyre lidhur me “strehimin” e depozitave te shqiptareve ne kanalet bankare. Konkretisht, nese gjate muajit janar te ketij viti, totali i depozitave ne banka rezultonte ne nje nivel prej 928.5 miliarde lekesh, ne janarin e vitit pararendes, ky tregues ka qene prej vetem 873 miliarde te tilla. Me tej, ekspertet bankare kane konfirmuar permes shifrash, edhe dukurine se kane qene kryesisht individet, e me tej, edhe bizneset, ata qe i kane shtuar leket ne forme depozitash, tek bankat e nivelit te dyte qe operojne ne vendin tone. Sikunder, bie ne sy, se niveli me i larte i depozitave eshte ai ne monedhen vendase, Lek. Keshtu, nese totali i tyre gjate muajit shkurt 2013 ka qene ne nje nivel prej 933.2 miliarde lekesh, rreth gjysma e tyre, ose 481.1 miliarde leke, rezultojne te jene te depozituara ne monedhen vendase. Ndersa nje muaj me pare, kjo shifer ka qene ne vleren e 456.9 miliarde lekesh. Duke treguar se depozitat ne leke perbejne rreth 51.5% te totalit te depozitave, dhe duke e rritur keshtu peshen e tyre ne krahasim me ate qe kane mbajtur disa muaj me pare. Shifrat flasin ne te njejten kohe, edhe per nje rritje te te tilla depozitave, me nivelin prej 1.1% me baze mujore, nderkohe qe ato ne valute kane shenuar nje tkurrje te lehte. Gje qe flet per nje trend te zgjedhjes se depozitave ne monedhen vendase dhe renie te tyre ne monedhen evropiane kryesisht, e cila ka rezultuar si e preferuar gjate muajve te fundit. Kjo ndoshta edhe per vete luhatjen qe shfaq kjo e fundit ne tregjet e kembimit valutor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›