E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pranojme ftesen per koalicion me PS

Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim zyrtarizoi dje bashkepunimin me Partine Socialiste per zgjedhjet e 23 qershorit. Konfirmimi i koalicionit dhe pergjigja e fteses ndaj Partise Socialiste u be nga kreu i LSI-se, Ilir Meta ne nje konference per mediat pas vendimit te Kryesise. “Vleresoj bashkepunimin prej 4 vitesh me PD dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Gjate koalicionit 4-vjecar me PD, kemi plotesuar nje sere reformash te rendesishme per vendin. Sot, Kryesia e LSI mori vendimin per ta mbyllur koalicionin me PD. Pranojme ftesen e PS. Koalicioni parazgjedhor me PS behet, pasi ne vend kerkohet ekuiliber i ri politik”, tha kreu i LSI. Ne pergjigje te pyetjeve te gazetareve, Meta u shpreh se integrimi dhe miratimi i tre ligjeve mbetet eshte nje ceshtje thelbesore. Ai u shpreh se tre ligjet duhet te miratohen brenda ketij mandati te Kuvendit. “Miratimi i 3 ligjeve qe do ndihmonte marrjen e statusit brenda ketij viti, eshte prioriteti me kryesor dhe per ditet dhe javet ne vijim dhe do bejme perpjekjet te realizohet brenda mandatit te ketij viti te parlamentit", tha kreu i LSI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›