Edit Durham, zbulohen punime dore
“Krailica e alpeve shqiptare” e quajtën shqiptarët e asaj kohe, Edit Durham, kur shëtiti në malësinë tonë dhe krejt Ballkanin në fillim të shekullit të 20, për t’i kushtuar këtij vendi plot zakone të bukura, një pjesë të mirë të jetës së saj artistike, në veprën “High Albania”. Por, gjithmonë zgjon interes për studiuesit e saj, rrëmimi në jetën e kësaj britanikeje, vendet ku ajo ka shkelur, apo ku ka bujtur. Edit Durham është strehuar në këtë dhomë në Kalanë e Tiranës, pronë e familjes Toptani, gjatë qendrimit të saj në Tiranë. Pronarët e shtëpisë i lanë në përdorim mikes britanike, dhomën e miqve, që duket t’i ketë patur tërë takëmet për ta mirëpritur këtë zonjë siç i kishte hije. Madje sipas të dhënave nga të parët e familjes, në këtë dhomë ka bujt edhe Bajroni, gjatë shtegtimit të tij në këto troje.
Por, jo vetëm shënimet në ditarin e saj, për Edit Durham edhe arti i punimit me dorë ishte një pjesë e rëndësishme. Këto dy çentro të punuara me vegjë nga miss Durham, janë një dokument i rrallë që dëshmon për një tjetër interes artistik të Durham.
Dy çentrot e qendisuara me fill pambuku disa ngjyrësh, që duket se janë qendisma të inspiruara nga gratë shqiptare, janë trashëguar brez pas brezi nga familja ku ndenji Edit Durham, dhe tashmë i përkasin Familjes Libohova.