Policia greke ndalon vetvrasjen e 17 të rinjve
Policia greke ka mundur të evitojë vetvrasjen në grup të 17 të rinjve, 9 prej të cilëve minorenë, të cilët e kishin paralajmëruar ngjarjen në internet. Të rinjtë të dëshpëruar për arsye sentimentale, izolim apo papunësi janë të gjithë grekë përveç një finlandezi. Ata kishin bërë publike pakënaqësitë e tyre dhe kishin vendosur të vrisnin veten. Agjentët e sigurisë së rrjetit elektronik zbuluan rastin dhe njoftuan familjet përkatëse duke evituar kështu një tragjedi. Përsa i përket të riut finlandez ata kanë lajmëruar Interpolin. Kjo nuk është hera e parë që paraljmërime të tilla publikohen në internet. Ndaj policia e krimit elektronik ka intensifikuar punën për të parandaluar vrasje të tilla të paralajëmruara.