E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta nis vizitën zyrtare në Beograd

Diplomacia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë. Sot, kreu i diplomacisë shqiptare, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Serbi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Vuk Jeremiç. Gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Vuk Jeremiç, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Presidentin e Republikës së Serbisё, z. Boris Tadiç, zëvendëskryeministrin pёr Integrimin Europian, z. Bozhidar Gjeliç, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshёm, z. Ivica Daçiç si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi. Në axhendën e vizitës do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe ndёrkombёtar. Vizita zyrtare e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme z. Meta në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit. Meta rikthehet në Beograd pas shtatë vitesh pasi ka zhvilluar vizitën e fundit. Duke u nisur nga rëndësia që i ka dhënë ai marrëdhënieve me Serbinë, kjo vizitë pritet të ketë shumë interes për faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›