Romë, plagoset me armë zjarri një shqiptar

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta në kryeqytetin italian, Romë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur Prati Fiskali.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i plagosur është dërguar në spitalin Sandro Petrini pasi ai i ka telefonuar ndihmës së shpejtë. Sipas mediave italiane pavarësisht hemoragjisë nga plagosja në këmbë, shqiptari është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.