E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë i gjatë për aeroplanin

Nga Express më 10 prill 2011 në ora 19:00

Një zotërie të gjatë 2 metra i është kërkuar të zbresë nga aeroplani, pasi asnjë nga vendet ku u ul nuk ishte i rehatshëm për të.

Ngjarja ka ndodhur në një fluturim të kompanisë amerikane Horizon Air.

Gjithsesi, fatmirësisht gjithçka nuk përfundoi kështu. Kompania kërkoi falje publike për këtë “dëbim” nga aeroplani.

“Kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur dhe për mënyrën se si u trajtua ky problem”, u theksua në komunikatën e kompanisë në një komunikatë.

Kompania i ofroi zotërisë një biletë tjetër falas për të vazhduar udhëtimin dhe gjithçka u mbyll me kaq.

Në SHBA ka ndodhur edhe më parë një episod i ngjashëm: një zotëri (edhe ky rreth 2 metra i gjatë) nuk mundi të qëndronte dot në vendin e rezervuar, por nuk iu kërkua të zbriste. Ai, udhëtimin që zgjati dy orë e gjysmë, e bëri duke qëndruar në këmbë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›