E Diel, 1 Nëntor 2026

Editoriali/Shqipëria nuk është vetëm në sfidën e këputjes së zinxhirëve që e mbajnë të lidhur me të shkuarën

Samiti i NATO-s që po mbahet në Rumani, në njërin nga vendet tashmë të çliruara që po shtojnë radhët e Aleancës qysh nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Pas dekadash nën shtypje dhe tirani, sot Rumania është shndërruar një një vend anëtar i rëndësishëm dhe i përkushtuar i Aleancës ndërkombëtare dhe radhitet ndër vendet që janë bërë shembuj të spikatur për kombet e tjera ish-komuniste, që dëshirojnë gjithashtu të jetojnë në paqe dhe liri. Njëri nga këto vende është edhe Kroacia të cilin jam duke e vizituar gjatë udhëtimit tim. Kroacia ka ndryshuar shumë qysh nga koha kur kam qenë aty tamam një dekadë më parë. Qysh atëkohë kroatët e kanë jetësuar pavarësinë e tyre dhe populli kroat i ka dëshmuar mbarë botës potencialet që mbart liria njerëzore. Ata tashmë i kanë kapërcyer pasojat e luftës dhe me një udhëheqje tëe fortë kanë ndërtuar marrëdhënie paqësore me fqinjët e tyre dhe kanë ndërtua një demokraci të pjekur mbi rrënojat e diktaturës. Këtë javë NATO e ftoi Kroacinë sikurse dhe kombin e Shqipërisë, që t’i bashkëngjiten Aleancës së NATO-s. Këto dy vende kanë bërë një përparim të jashtëzakonshëm në rrugën e lirisë, prosperitetit dhe paqes. Fresat ndaj tyre për të aderuar në NATO, përfaqësojnë besimin e Aleancës për vazhdimësinë e kryerjes së reformave të domosdoshme tek këto vende që dëshirojnë të shndërrohen në kontributorë të fuqishëm në misionin e NATO-s lidhur me mbrojtjen kolektive. Unë ndjej keqardhje që NATO nuk mundi të zgjerohet duke ftuar edhe një komb të tretë, Maqedoninë, në samitin që sapo u mbyll. Sikurse Kroacia dhe Shqipëria, Maqedonia gjithashtu i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin në NATO. Fatkeqësisht, ftesa ndaj saj është refuzuar sepse bëhet fjalë për emrin e saj. Unë e kam bërë të qartë që çështja e emrit duhet që të zgjidhet sa mkë shpejt me qëllim që NATO, të mundet të intensifikojë angazhimin e saj me Maqedoninë dhe kësisoj net ë shikojmë përpara drejt ditës kur demokracitë e reja të zënë vendin e merituar si anëtarë të aleancës së NATO-s. Pas 1 shekulli, kur luftërat mëdha kërcënonin të shkatërronin deri edhe mbarë botën, kontinenti tashmë ka hyrë në epokën e re premtuese. Më tepër se 2 dekada më parë, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, vuanin nën thundrën e shtypjes komuniste. Popujt e këtyre vendeve, tashmë kanë mësuar se cilat janë sakrificat që kërkon liria, për shkak se ata e përjetuar periudhën e një lirie të mohuar. Ata janë të vetëdijshëm sesi vdekja dhe shkatërrimi janë pasojat të një ideologjie radikale e cila vret dhe persekuton të pafajshmit me fuqinë politike. Dhë këto mësime ata tashmë i kanë marrë prej kohës qëkurse Amerika vetë vuante luftën dhe terrorin. Sot ushtarë nga Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia po shërbejnë shkëlqyeshëm në Afganistan, duke ndihmuar popullin afgan që rë mundë terroristët dhe të garantojë të ardhmen e lirisë. Trupa nga Shqipëria dhe Maqedonia po shërbejnë në Irak, duke ndihmuar popullin iraken në ndërtimin e një shoqërie që jeton në liri duke iu kundërvënë terrorit. Dhe unë besoj se është vetëm çështje kohe derisa liria të zërë rrënjë edhe në këtë rajon të trazuar. Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nuk janë të vetme në sfidën e këputjes së zinxhirëve që i mbajnë të lidhur me të shkuarën.
Një tjetër demokraci e re dhe premtuese është Ukraina. Me herët gjatë kësaj jave unë udhëtova në Kiev për të shprehur mbështetjen e plotë të SHBA-ve për fillimin e procesit që sjell në NATO si Ukrainën ashtu edhe Gjeorgjinë. Vitet e shkuara, të dyja këto vende kanë përjetuar protesta massive kur dhjetëra mijëra vetë kanë zbritur në sheshe duke kërkuar liri dhe demokraci. Popujt e Ukrainës dhe Gjeorgjisë janë një inspirim i vërtetë për pjesën tjetër të botës dhe unë isha i kënaqur kur deklaqrove se këto vende do të bëhen shumë shpejt anëtarë të NATOs. Afro 7 vite të shkuara, kam ardhur në Evropë dhe kam bashkëbiseduar me studentët e Universitetit të Varshavës në Poloni. Atë ditë unë u shpreha se të gjitha demokracitë e reja të Evropës - nga Balltiku në Detin e Zi - duhet që të kenë të njëjtin shans për siguri dhe liri, të njëjtin shans për tiu bashkuar institucioneve demokratike. Shtatë vite më vonë mund të themi se kemi bërë një progress të admirueshëm për përmbushjen e këtij vizioni, megjithatë mbetet ende shumë punë përpara. Në shumë pjesë të botës, liria mbetet ende një aspiratë e largët, megjithatë qytetet e lashta të Evropës, ndodhet në qendër të agimit të një epoke të re shprese.

Fjalimi i përjavshëm radiofonik i presidentit Bush, drejtuar kombit amerikan Nga Xhorxh W.Bush

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›