SHBA dhe NATO do gjenden në krah të Shqipërisë dhe Kroacisë në çdo rast rreziku
Jam shumë i nderuar që ndodhem këtu me drejtuesit e shteteve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lart lidershipin që ju keni treguar në drejtim të kauzës së madhe të lirisë. Ne jemi mjaft të kënaqur që Shqipëria dhe Kroacia u ftuan t’i bashkohen NATO-s. Dhe ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që edhe Maqedonia, të bëhet sa më parë pjesë e kësaj aleance të madhe të lirisë. Unë dhe bashkëshortja ime Laura, e cila iu bashkua sot vizitës time, jemi krenarë që qëndrojmë sot në sheshin qëndror të Kroacisë së pavarur. Vendet tona ndahen nga mijëra kilometra distancë, megjithatë ne jemi të bashkë në besimin e thellë tek Zoti dhe liria e bekuar që ai na ka dhuruar. Dhe sot nga zemra e Adriatikut madhështor, ne qëndrojnë së bashku si njerëz thjesht të lirë. Kroacia është një vend shumë ndryshe nga ai që ishte një dedakë më parë. Populli kroat ka përballuar luftën dhe ka bërë mjaft për të ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët e saj si dhe për të ndërtuar një demokraci të pjekur në një nga vendet më
të bukura të botës. Amerikanët admirojnë kurajën tuaj dhe mbi të gjitha vendosmërinë tuaj. Kësisoj ne e mirëpresim bashkëpunimin tuaj si partnerë të barabartë në NATO. Ftesat e anëtarësimit në NATO për Kroacinë dhe Shqipërinë, janë një shenjë e qartë mirëbesimi se ju do të vazhdoni që të ndërmerrni reformat e nevojshme duke u shndërruar kështu në kontributorë mjaft aktivë të aleancës sonë të madhe. Në çfarëdolloj rrethane, nëse popujt tuaj kërcënohen nga ndonjë rrezik, Amerika dhe Aleanca e NATO-s, do të qëndrojnë përkrah jush dhe do të jenë në gjendje për të mbrojtur lirinë tuaj. Më duhet të kujtoj edhe njëherë se në samitin që sapo u përmbyll në Bukuresht, NATO nuk i dha ftesën e anëtarësimit Maqedonisë. E verteta është që Maqedonia ka ndërmarrë mjaft reforma të brendshme që cilësohen si vështira, si dhe ka dhënë dhe po vazhdon që të japë një kontribut të madh në misionet e NATO-s. Por fatkeqësisht, ftesa për të u shty, për shkak të debatit të pazgjidhur rreth emrit. Në Bukuresht anëtarët e NATO-s e kanë bërë që të qartë se sapo kjo çështje të zgjidhet, Maqedonia do të marrë ftesën për tiu bashkuar Alancës. Pozicioni i Amerikës është i qartë: Maqedonia duhet që të jetë pjesë e NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur. Aleanca mbetet gjithashtu e hapur për të integruar të gjitha vendet e tjera në rajon. Ne përshëndesim vendimin Bosnjës dhe Malit të Zi për të progresuar me hapat e tjerë drejt anëtarësimit në NATO, në një inisiativë që është pagëzuar si Dialogu Intensiv me Aleancën. Dhe ne shpresojmë gjithashti që shumë shpejt një Serbi e çliruar nga e kalura e hidhur dhe e zhvilluar, do të zërë vendin e saj të natyrshëm në familjen e madhe Evropiane, duke jetuar në paqe dhe harmoni me fqinjët e saj. Me ndryshimet që po ndodhin në rajon, për Evropën po çelet padyshim era e një epoke të re shpresëdhënëse. Rivalitetet e vjetra që shkaktuan dy luftëra botërore janë fashitur tashmë. Ne pamë Perden e Hekurt të rrëzohet nga dëshira e zjarrtë për lirinë. Ne kemi qenë dëshmitarë të lindjes së demokracive të reja të ekonimisë së lirëe dhe tregjeve të hapura. Sot njerëzit në Evropë janë ma pranë njëri-tjerit se kurrë për te jetësuar ëndrrën e milionave vetëve: Një Evropë e pandarë, një Evrope në paqe, një Evropë që është e lirë. Njerëzit e këtij rajoni e dinë mirë se cilat janë sakrificat që kërkon liria. Ju më mirë se kushdo tjetër e keni njohur vdekjen dhe shkatërrimin që ka ardhur nga ithtarët e ideologjive radikale. Ju e dini mirë se mënyra e vetme për të mundur ideologjitë që rrezatojnë urrejtje është promovimi i një alternativës së lirisë njerëzore. Dhe kjo është ajo çka kombet tona po bëjnë aktualisht në Lindjen e Mesme. Mungesa e lirisë u ka dhënë hapësirë në këtë rajon ambicjeve të ekstremistëve të dhunshëm e gënjeshtarë. Konfliktet që kanë gjeneruar kriza e e Lindjes së Mesme ka marrë jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në mbarë botën. Një rrezik i madh sillet mbi të ardhmen e burrave dhe grave të lira dhe ky rrezik ndodhet në dyert e Evropës. Të gjitha popujt e rajonit po ndihmojnë në përballimin e këtij rreziku. Sot ushtarë nga Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia po shërbejnë shkëlqyeshëm në Afganistan, duke ndihmuar popullin afgan që rë mundë terroristët dhe të garantojë të ardhmen e lirisë.
Trupa nga Shqipëria dhe Maqedonia po shërbejnë në Irak, duke ndihmuar popullin iraken në ndërtimin e një shoqërie që jeton në liri duke iu kundërvënë terrorit.
Dhe unë besoj se është vetëm çështje kohe derisa liria të zërë rënjë edhe në këtë rajon të trazuar. Kur kjo të ndodhë miliona njerëz do t’iu jenë mirënjohëës për ndihëmn që popujt tuaj kanë dhënë në momentin kur ata kishin aq shumë nevojë.
Në këtë moment të madh historic, ju keni një rol thelbësor. Ka jo pak njerës që duket se nuk e kuptojnë sesa kohë e gjatë lipset për të ndërtuar një demokraci. Ju mund ti tregoni këtyre njerëzve sesa shumë jeni përpjekur për të vendosur në vendin tuaj një sistem të ri qeverisës demokratik, të ndryshëm nga aia diktatorial komunist.
Këta janë ata që aktualisht pyesin nëse njerëzit ishin më mirë nën rregjimet e vjetra tiranike. Ateherë ju mund ti tregoni atyre se liria është e vetmja rrugë për të garantuar zhvillimin, sigurinë dhe paqen. Dhe janë po këta njerëz që ngrenë pyetjen nëse dhimbja, sakrificat për liri, ia vlejnë barra qiranë. Unë u them këtyre njërezve që duhet të vijnë në Kroaci, në mënyrë që ju tu tregoni sesa ia vlen për të luftuar për lirinë. Kisha madhështore në këtë shesh është ngritur që në mesjetë dhe për shekuj me rradhë ka përjetuar dimra të errët e të gjatë të pushtimit, tiranisë dhe luftës.
Por pranvera më në fund ka mbërritur. Kjo e sotmja është një epokë për të cilën gjenerata të tëra kroatësh janë lutur dhe kanë luftuar. Kjo e sotmja është një epokë për të cilën vetë Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së dytë këtu u lut së bashku me popullin kroat për jetësimin e një “kuklturë paqeje”. Sot në këtë shesh, para kësaj kishe madhështore, ne mund të shprehemi plot krenari: Lutjet e tyre u plotësuan !
Fjalimi i Presidentit amerikan në sheshin qendror të Zagrebit në Kroaci
Nga Xhorxh.W Bush