E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea mund ta rrëzojë Barcelonën

Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard është i bindur se skuadra londineze mund ta eliminojë Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalan konsiderohet favorit për të triumfuar, por Lampard është optimist rreth shanseve të Chelseas.

“Nga fillimi çdo ndeshje është 50-50. Barcelona është favorite për shkak të futbollistëve që ka në skuadër, por nëse në të dyja ndeshjet luajmë si kundër Tottenhamit, atëherë kemi gjasa. Çdo ekip mund të mposhtet”, deklaroi Lampard për ueb faqen talkSport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›