E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edmond Gëzdari shkarkohet nga bankina e Elbasanit

Edmond Gëzdari është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Elbasanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti verdheblu, Arben Laze. Motivi i shkarkimit ka qenë rezultatet e dobëta të arritur nga Gëzdari me Elbasanin.
Trajneri tiranas zëvendësoi Luan Deliun. Sot, Elbasani do të përballet në shtëpi me Teutën.
Edmond Gëzdari është i 17-i që e kryen këtë rit gjatë Kampionatit të 68 Kombëtar të Futbollit.
Elbasani bashkohet kështu me Kastriotin, Flamurtarin, Besën, Apoloninë e Luftëtarin, ekipe që drejtohen nga trajnerët e tretë sezonal.
PANKINAT E KATEGORISË SUPERIORE
Kastrioti (3): Ramazan Ndreu, Petrit Haxhiaj, Ramazan Ndreu
Flamurtari(3): Agim Canaj, Eqerem Memushi, Vasil Ruci
Besa(3): Hasan Lika, Përparim Daiu, Vasil Bici
Apolonia(3): Silviu Dumitresku, Dhimitër Papuciu, Andrea Marko
Luftëtari(3): Mustafa Hysi, Ilir Spahiu, Mustafa Hysi
Elbasani(3): Luan Deliu, Edmond Gëzdari, Ilirjan Filja?
Tirana (2): Mirel Josa, Shkëlqim Muca
Vllaznia(2): Ulrih Shulse, Mirel Josa
Dinamo(2): Faruk Sejdini, Redi Jupi
Partizani(2): Neptun Bajko, Hasan Lika
Shkumbini(2): Vasil Bici, Faruk Sejdini
Teuta(1): Sulejman Starova

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›