“Beci”: ǒmekat” kam bere?

Vetem dy dite, pas pezullimit nga detyra, ish pergjegjesi i ekipeve kombetare, ne Federaten Shqiptare te Futbollit, Besnik Cela, e ka quajtur vendimin, e marre te merkuren nga sekretari i pergjithshem, Roland Mici, si te pabazuar. Kjo, pasi sipas "Becit", drejtuesit e FSHF se, jane mjaftuar vetem me fjalen "shkelje", per te pezulluar ate nga detyra qe ushtron prej 14 vitesh, dhe nuk i kane dhene atij asnje arsye, apo pergjigje, se perse ka ndodhur nje gje e tille. "Une di vetem qe, sekretari i pergjithshem, Mici, me ka lajmeruar se duhet te merrja gjerat e mia, sepse qe nga ai moment isha i pezulluar nga detyra, por pa me dhene asnje sqarim, apo arsye, se perse ishte marre nje vendim i tille ndaj meje", ka thene Cela, ne prononcimin e tij, per gazeten "Sport Ekspres". "Pra, pezullimi i im ka ardhur vetem per shkelje, cka ka qene i vetmi justifikim, per te me debuar dhe une edhe sot nuk po arrij te marr vesh se perse nuk ma kane thene ende se per c'fare lloj shkeljeje behet fjale, ne menyre qe ta di edhe une, e te jap nje pergjigje konkrete. Pra, nuk po e kuptoj ende, se cili ka qene "mekati" im dhe perse drejtuesit e FSHF se, nuk ma komunikojne", ka vijuar "Beci".
Akuzat e mediave, te paverteta
Madje, kur eshte pyetur, se cili eshte mendimi i tij, per akuzat e shumta, deri nga me te ndryshmet qe po behen ne media, ne "adrese" te tij, Cela eshte pergjigjur: "Asnje nga akuzat qe shkruhen ne gazeta te ndryshme, apo televizione nuk jane te verteta dhe kete e dine te gjithe. Nuk eshte hera e pare, qe une sulmohem per mitmarrje, pra se gjoja kam detyruar futbolliste qe te me paguajne, per t'u bere pjese e ekipit kombetar. Gje, qe nuk ka ndodhur dhe s'ka per te ndodhur kurre, te pakten jo nga une". Po keshtu, "Beci" ka quajtur te paverteta edhe akuzat e tjera, ne lidhje me dhenien "pa dogane" te pasaportave te sherbimit, apo deri fallsifikim vizash. "Me vjen shume keq, qe tani ndodhem ne shtepi dhe po degjoj ne televizone, apo lexoj ne gazeta, se paskam bere trafik te pasaportave te sherbimit dhe paskam fallsifikuar edhe viza dhe per kete arsye me kane pezulluar. Eshte me te vertete per te ardhur keq, se si abuzohet me emrin dhe akuzat e paverteta ndaj nje personi, mjafton qe nje gje e tille te perbeje lajm", ka shtuar Cela.
Cela, ne mbrojtje te vetes
Por, me shume se sa me mediat, "Beci" deshiron t'i kerkoje "llogari" instiucionit te futbollit, pra Federates, e cila e ka pezulluar pa asnje akuze te drejtperdrejte, por eshte mjaftuar vetem me nje "shkelje", cka ka bere qe, edhe mediat te krijojne ide nga me te ndryshmet, kur e verteta nuk thuhet hapur nga drejtuesit e FSHF se. "Une ende nuk arrij te kuptoj se perse drejtuesit e FSHF se, nuk me kane komunikuar se perse jam pezulluar nga detyra dhe kjo eshte ajo qe me "dhemb" me shume", ka thene "Beci", i cili nuk ka mbetur pa thene fjalen e tij te fundit, ne mbrojtje te vetes se tij. "Ju akuzoni per mitmarrje, fallsifikime vizash dhe pasaporta sherbimi. Vetem se, ajo qe te gjithe duhet te dine eshte se, une nuk kam patur asnjehere te drejte firme, cka do te thote se mund te kontrolloni ku te doni, sepse nenshkrimin tim, nuk keni per ta gjetur askund", ka perfunduar Cela.
(Marre nga gazeta "Sport Ekspres")
Artikulli origjinal