Kontra: “Me Shqipërinë nuk fitohet aq lehtë”

Veterani Kozmin Kontra paralajmëroi shokët e tij të rinj të ekipit të kenë kujdes nga ekipi Kombëtar i Shqipërisë, kundërshtari i parë i “tricolor”-ëve rumunë për fushatën kualifikuese të Euro 2012-të, një ekip që nuk duket aspak i lehtë dhe i dobët për tu mundur.
“Dua te jem realist. Mendoj vetëm për këto dy ndeshje, ajo të me Shqipërinë dhe Bjellorusinë. Dëmtimi i Sapunarit do të thoshte humbja e një lojtari me eksperiencë dhe trajneri u kthye te mua. Mendoj se me eksperiencën time do ta ndihmoj ekipin. Dëshiroj t’i nisim shumë mirë këto eliminatore.
“Ndeshja e së premtes (kundër Shqipërisë) është thelbësore. Luajta në dy ndeshjet e eliminatore (të Euro 2008-s) kundër Shqipërisë, dhe e di se lojtarët e tyre tani janë ambiciozë. Është shumë e vështirë të mundësh një ekip, lojtarët e të cilit luajnë në vitet e fundit në kampionatet më të fuqishme të Europës”, - citohet 34-vjeçari Kontra nga gazetën rumune “Jornanul”.
“Mos besoni aspak se Shqipëria është një ekip i dobët, që mundet lehtësisht. Vetëm përmes punës, sakrificave dhe respektit për kundërshtarët mund të kesh shanse të ecësh përpara. Pietra Neamt (qyteti ku do të luhet ndeshja) na ka pritur gjithmonë mirë dhe unë shpresoj se do të jetë një atmosferë e mirë. Ne kemi nevojë realisht për mbështetjen e tifozëve në inkurajimin e lojtarëve në startin e tyre”, - tha ndërkombëtari rumun.
KOSISHÇ - Edhe mesfushori i Al-Nassr, Razvan Kosishç dëshiron një debutim perfekt në eliminatore. “Ne jemi përgatitur shumë mirë, e dimë se kjo është fillimi i një rruge të re. Tani na duhet të punojmë seriozisht. Kemi përpara dy ndeshje, dhe në se i fitojmë ato, ne do ta vazhdojmë rrugën me moral të lartë. Është shumë e rëndësishme të marrë sa më shumë pikë nga ballafaqimet me Shqipërinë, Bjellorusinë dhe Luksemburgu”, - tha Kosishç gjatë një konference për shtyp.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili