Franca, luftë me Bjellorusinë në Paris

Franca dëshiron të mbushë një tjetër vrimë në hartën e tyre në futbollin europian në ndeshjen e parë të Lorent Blank si trajner i ekipit kombëtar, kur ajo do te përballet me Bjellorusinë për herë të parë në ndeshjen hapëse të grupit D.
Trajneri Blank ka thirrur nëntë lojtarë nga ata që morën pjesën në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut dhe dhjetë lojtarë nga ata që u mundën 2-1 në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, më 11 gusht. Frenk Riberi, Nikolas Anelka dhe Patris Evra nuk janë të disponueshëm pas pezullimit që u ka bërë atyre Federata Franceze e Futbollit, ndërkohë që Samir Nasri, Djibril Sise dhe Andre-Pier Ginjak mungojnë për shkak të dëmtimit.
Sulmuesi i Lorientit, Kevin Gemeiro ëhstë përshirë për herë të parë në ekip dhe do të bashkohet me lojtarët ende pa një ndeshje me përfaqësuesen, Sedrik Karaso, Mamadou Sakoa dhe Benua Tremoulinas në skuadrën që do të udhëtojë në Bosnjë-Hercegovinë, më 7 shtator.
“Të kesh një ekip me lojtarë të rinj është një gjë e mirë, por nuk është e mjaftueshme për të qenë kompetitivë në nivel te lartë”, - tha Blank. “Ne u përpoqëm të kemi një përzierje midis lojtarëve të rinj të talentuar dhe atyre me më shumë eksperiencë që mund t’i udhëheqin ata”. Mesfushori Joahn Kabaje dhe mbrojtësi Antoni Revejer u shtuan në ekip pasi Lasana Diara i Realit të Madridit u tërhoq pas dëmtimit. Blank shpjegoi: “Lasana mund të luajë si mesfushor, por dhe si mbrojtës i djathtë”.
Nga ana tij, trajneri i Bjellorusisë, Bernd Stanzh, i cili do të jetë pa shërbimet e mesfushorëve Timofei Kalaçev, Dimitri Verkhostsov dhe Leonid Kovel. Tekniku gjerman tha në prag të sfidës: “Ne do të përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë dhe do jetë një ndeshje e fortë për ne. Megjithatë, objektivi ynë është të kualifikohemi për në finalet e Europianit. Detyra jonë minimale është arritja në plej-of. Ne do të përpiqemi të kemi shanset tona”.
Dy ekipet kombëtare të dy vendeve nuk janë takuar kurrë më parë në çdo nivel të kompeticioneve të Europës, teksa i vetmi takim midis klubeve franceze dhe bjelloruse ka ndodhur në ish-Kupën Intertototo.
SKUADRA FRANCEZE
Portier: Hugo Lloris (Olympique Lyonnais), Steve Mandanda (Olympique de Marseille), Cédric Carrasso (FC Girondins de Bordeaux)
Mbrojtës: Bacary Sagna (Arsenal FC), Adil Rami (LOSC Lille Métropole), Philippe Mexès (AS Roma), Mamadou Sakho (Paris-Saint-Germain FC), Benoît Trémoulinas (FC Girondins de Bordeaux), Gaël Clichy (Arsenal FC), Anthony Réveillère (Olympique Lyonnais)
Mesfushorë: Mathieu Valbuena (Olympique de Marseille), Jérémy Ménez (AS Roma), Alou Diarra (FC Girondins de Bordeaux), Yann M'Vila (Stade Rennais FC), Abou Diaby (Arsenal FC), Florent Malouda (Chelsea FC), Yohan Cabaye (LOSC Lille Métropole)
Sulmues: Kévin Gameiro (FC Lorient), Karim Benzema (Real Madrid CF), Loïc Rémy (Olympique de Marseille), Louis Saha (Everton), Guillaume Hoarau (Paris-Saint-Germain FC)
SKUADRA BJELLORUSE
Portier:: Yuri Zhevnov (FC Zenit St. Petersburg), Anton Amelchenko (FC Rostov), Sergei Veremko (FC BATE Borisov)
Mbrojtës:: Igor Shitov (FC BATE Borisov), Sergei Sosnovski (FC BATE Borisov), Aleksandr Yurevich (FC BATE Borisov), Maksim Bordachev (FC BATE Borisov), Sergei Omelyanchuk (FC Terek Grozny), Aleksandr Martynovich (FC Krasnodar), Dmitri Molosh (FC Sibir Novosibirsk), Eduard Zhevnerov (FC Dnepr Mogilev)
Mesfushorë: Yan Tigorev (FC Metalurh Zaporizhya), Aleksandr Kulchiy (FC Rostov), Sergei Krivets (KKS Lech Poznań), Sergei Kislyak (FC Dinamo Minsk), Anton Putilo (FC Dinamo Minsk), Aleksandr Hleb (FC Barcelona)
Sulmues: Vitali Rodionov (FC BATE Borisov), Sergei Kornilenko (FC Rubin Kazan), Vyacheslav Hleb (Shenzhen Ruby FC), Vitali Kutuzov (AS Bari)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili