E Diel, 1 Nëntor 2026

FC Augsburg: Kapllani kërkon një ekip të ri

Ndërsa Edmond Kapllani është duke u përgatitur me ekipin Kombëtar shqiptar për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Luksemburgut, menaxheri i tij në Gjermani, Thorsten Koll, është duke punuar intensivisht për t’i gjetur brenda ditës së martë një destinacion të ri sulmuesit shqiptar në forcë me Augsburgun e Bundesligës 2 gjermane. Lajmin e dha gazeta gjermane “Ausgburger Allgemaine”. Sipas saj, Kapllani, i cili mbërriti para një viti nga Karlsruhe te Augsburgu, nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para të Bundesligës 2, pavarësisht se ai shënoi golin fitues (3-2) në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Sandhauzenit. Gjatë sezonit të kaluar, Kapllani, i cili nuk gjeti hapësirën e duhur te Augusburgu, u huazua te Tus Koblenzi, duke bërë një paraqitje të mirë. Vendin e Kapllanit te Augsburgu pritet ta zërë Feliks Borja i Mainz 05.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›