E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valon Behrami te Çezena e Erjon Bogdanit

Transferimi i Valon Behramit nga Uest Hemi te Çezena, kosovarit me pasaportë zvicerane që pritej të kalonte te Roma, konsiderohet nga mediat sportive italiane si një goditje e madhe e klubit italian. Te Çezena ai do të gjejë Erjon Bogdanin, me të cilin ka luajtur së bashku te Verona e Serisë B, përpara se ai të transferohej te Lacio. Aktualisht janë katër shqitparë në Serinë A: Erjon Bogdani dhe Valon Behrami te Çezena, Panajot (Gjergji) Kone te Breshia dhe Pajtim Kasami te Palermo. Në Serinë B luajnë Migjen Basha te Atalanta, Edgar Çani te Piaçenca, Mehmet Mehmetaj te Albinolefe, Samir Ujkani te Novara (i huazuar nga Palermo), Rijat Shala te Novara.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 31 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›