Edmond Rrapi, 300 kompozime në 25 vjet
Kompozitori Edmond Rrapi është një emër i njohur tashmë jo vetëm i kulturës elbasanase. Më shumë se 300 kompozime të gjinive të ndryshme përbëjnë biografinë artistike të këtij artisti. Dhe pse i përket brezit të artistëve që prekën "alternativën" në art, Rrapi ka krijuar breza të tërë krijuesish dhe interpretuesish nga qyteti i Elbasanit. Nëse personazhet që lindën nga kompozimet e Rrapit tashmë janë të njohur kudo në Shqipëri, ai vetë ka preferuar të qëndrojë te "rrapi" i Bezistanit.
Dikur një nxënës i vitit të dytë në shkollën artistike "Onufri" ai do të ftonte qindra shikues të ndiqnin krijimin e parë muzikor më 1981.
Rrapi është pjesëmarrës në të gjitha festivalet kombëtare që nga viti 1988, dhe në pjesën më të madhe të tyre është vlerësuar me çmime të dyta dhe të treta.
Emra të njohur të muzikës së këtij qyteti kanë mundur të ecin falë kompozimeve të Rrapit. Firmën e kompozitorit e mbajnë dhe albumi i këngëtares Ermira Babaliu, apo Mimoza Paravoli.
"Arjan Gjicin i cili sot interpreton tek "Portokallia" e kam bërë të dashurojë kitarën, e shumë të tjerë artistë si ky, që dolën nga partiturat e mia dhe u formuan në sajë të punës së tyre", pohon Rrapi. Përveç krijimeve të mirëfillta, Rrapi shënon me qindra premiera muzikore dhe humori ku është dhe udhëheqës artistik.
Janë një mori veprash artistike të realizuara nga ky kompozitor ende i ri, i cili është gjithnjë në kërkim të ideve të reja.
SSSASS