E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Halimi Ligji i ri dhe etapat per nxjerrjen e hipotekes

Ministri i Drejtesise shpjegon ne nje interviste per Standard reformen e dixhitalizimit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme

Transaksionet me pronen do te kryhen tashme per 5 dite. Lehtesimi i procedurave dhe dixhitalizimi i cdo te dhene jane synimet kryesore te nje reforme te rendesishme qe po kryet ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ministri i Drejtesise Eduard Halimi shpjegon ne nje interviste per standardin risite e ketij projektligji por dhe avantazhet e ndjeshme qe do te jene per cdo qytetar. Sipas tij me shume rendesi ne kete proces eshte fakti se do te evitohen problemet e hasura deri tani dhe veshtiresite per regjistrimin e pronave sepse regjistrimi do te behet qe ne fazen e pare. Pra bleresit e pallateve behen pronare qe ne momentin kur ndertimi eshte ende ne themel. Kjo procedure eliminon dhe shitjen disa here te te njejtit objekt apo procedura te tjera abuzive. Reforma ne ZRPP hipoteke sic njihet ne zhargonin e perditshem synon gjithashtu krijimin e nje sistemi lsquoonline dhe regjistrimin e te dhenave per te bere te mundur qe cdo qytetar te kontrolloje ne menyre te vazhdueshme se ne cfare faze eshte kerkesa e tij per te regjistrimin e prones. Ky proces do te lehtesoje procedurat e kredive duke sjelle impakt pozitiv per qytetaret bankat dhe procedurat e investimeve duke sjelle garanci per investitore. Kreu i Drejtesise shton se pas miratimit te projektligjit ne Parlament Keshilli i Ministrave do te percaktoje dhe strukturat perkatese te cilet do te kene akses ne keto te dhena. Keto struktura pritet te jene institucionet e drejtesise bankat por dhe noteret te cilet do te jene struktura baze per kryerjen e transaksioneve te ndryshme. Ligji ne fjale pritet te hyje ne fuqi ne janar te vitit te ardhem. Ministri shpjegon se kjo reforme synon rritjen e eficences se sherbimeve te ofruara nga ZRPP-ja ne kuader te permbushjes se objektivit kryesor te Qeverise se Integrimit Evropian Shqiperia dixhitale. Nje tjeter moment i rendesishem ne kete proces eshte dhe fakti se hipotekat nga janari i vitit te ardhshem do te jene me vetefinancim dhe nje institucion publik i pavarur. Nderkohe qe vijon paralelisht dhe ngritja e Regjistrit Elektronik te Pasurive te Paluajtshme.

Zoti Halimi cili eshte synimi i reformes ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme

Reforma qe pritet te filloje ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme eshte historike per kete sektor. Eumlshte historike sepse do te ndryshoje teresisht praktiken dhe imazhin e saj te krijuar prej 17 vjetesh nga viti 1994. Zyrat e RPP-se do te jene zyrat me moderne te sherbimit per qytetaret teresisht te dixhitalizuara dhe me sherbime lsquoonline. Rritjen e eficences se sherbimeve te ofruara nga ZRPP-ja ne kuader te permbushjes se objektivit kryesor te Qeverise se Integrimit Evropian Shqiperia dixhitale. Teknologjia e informacionit ne sherbim te demokracise ligjit drejtesise dhe qeverisjes beri te nevojshem dixhitalizimin e te dhenave te administruara nga ZRPP-ja dhe krijimi i regjistrit lsquoonline te pasurive te paluajtshme.

Ne kerkojme te reformojme plotesisht sistemit e regjistrimit me qellim te qarte per te ofruar nje sherbim me te mire per qytetaret ne te mire te biznesit. Ne synojme qe nepermjet ketij ligji dhe gjithe paketes se akteve ligjore dhe nenligjore te shkurtojme kohen qe qytetareve u duhet per te marre kete sherbim te lehtesojme dhe biznesin ne punen e tij si promotor te zhvillimit te ekonomise se vendit.

Veprimtaria e zyrave do te jete me transparente se kurre duke nxjerre ne rreze te drites cdo aspekt te punes se saj nepermjet nje portali qendror lsquoonline per publikun.

Une kam besim se kjo reforme historike ne procesin e regjistrimit dhe kryerjes se veprimeve lsquoonline apo nepermjet noterit do te mbahet mend si nje nga reformat me te rendesishme qe ekipi im i ministrise dhe ZRPP-ja ka bere ne kete sektor.

Cilat jane risite e ketij ligji

Se pari rregullimi i organizimit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme si nje institucion i pavarur buxhetor i vetefinancuar nga te ardhurat e krijuara gjate ushtrimit te veprimtarise se tij per ofrimin e sherbimit te regjistrimeve te titujve te pronesise ne funksion te rritjes se eficences se veprimtarise se ZRPP-se dhe permiresimin e dhenies se sherbimeve eshte parashikuar nje forme e re e organizimit te ZRPP-se si nje institucion juridik publik jo buxhetor ne varesi te ministrit te Drejtesise. ZRPP-ja parashikohet te drejtohet tashme nga nje bord drejtuesish nje organ kolegjial ne te cilin parashikohet te kete perfaqesim nga Keshilli i Ministrave Ministria e Drejtesise dhe Ministria e Financave.

Se dyti dixhitalizimi i veprimtarise se ZRPP-se i cili perfshin dixhitalizimin e te gjitha te dhenave te administruara ne zyren e regjistrimit te veprimtarise gjate regjistrimit fillestar dhe jo vetem ne kuader dhe te zbatimit te projektit mbi administrimin dhe mbrojtjen e tokes LAMP te financuar nga Banka Boterore duke mundesuar dhe verifikimin lsquoonline nga institucionet publike/subjektet private te gjendjes se nje prone te regjistruar ne ZRPP pas pajisjes se ketyre te fundit me kodet respektive te sigurise.

Se treti dixhitalizimi i procedurave dhe ndertimi i nje portali ne ZRPP per te marre lsquoonline cdo informacion. Dixhitalizimi do te nxjerre ne rreze te diellit cdo procedure qe kryhet ne ZRPP. Portali do te jete i aksesueshem nga cdo qytetar 24 ore ne 24 per cdo praktike te tijen me ane te nje lsquousercod. Kjo procedure perben nje nga zhvillimet kryesore pozitive te permiresimit te punes dhe sherbimit qe ofrohet nga zyrat e regjistrimit te pasurive per qytetaret shqiptare.

Se katerti nepermjet kesaj iniciative ligjore eshte synuar te rregullohet dhe ceshtja e garantimit te informacionit te siguruar nga regjistrimi i pasurive te paluajtshme duke percaktuar ne menyre te qarte rastet e pergjegjesise se ZRPP-se ne sigurimin e informacionit te shperndare nga kjo e fundit ne funksion te mbrojtjes se te drejtave te pronesise dhe garantimit te sigurise se informacionit te administruar ne regjistrat e ZRPP-se. Ne keto kushte lind i nevojshem parashikimi i krijimit te nje Fondi Sigurie ose Fondi i Garancise ose Fondi i Demshperblimit i cili perben nje komponent themelor zhvillimit te nje tregu funksional te prones.

Se pesti nepermjet kesaj iniciative eshte synuar te percaktohen rregullat per regjistrimin e disa llojeve te vecanta te pasurive si pallatet e reja regjistrimi i te cilave ne referim te dispozitave aktuale te ligjit ka pasjelle probleme duke perjashtuar mundesine e te interesuarve per ti regjistruar ato. Keshtu jane parashikuar 2 dispozita te vecanta per regjistrimin e pasurive individualisht te percaktuar te pallatet e reja te ndertuara sipas percaktimeve te bera ne ligjin Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit duke parashikuar dhe regjistrimin e pjeseve perbashketa te ketyre objekteve ne bashkepronesi te pronareve te njesive te vecanta te objektit shumekatesh.

Cila do te jete procedura e plote e dhenies se certifikates se pronesise

Kur nje prone regjistrohet per here te pare veprimet do te kryhen drejtperdrejt te zyra e regjistrimit nga personi qe ka nje titull pronesie akt noterial vendim gjyqesor apo akt administrativ. Personi do te pajiset me nje kod nr. pini si ai i kartave dixhitale ne momentin e aplikimit pastaj do ta verifikoje lsquoonline gjendjen e kerkeses se tij 24 ore. Certifikata e pronesise do ti vije ne shtepi nga sherbimi postar.

Ndersa ne rastet e transaksioneve d.m.th. shitjeve qe do te ndodhin me pas qytetari nuk do kete nevoje te shkoje me ne ZRPP pasi keto veprime do te kryhen nga noteri.

Cfare lehtesish do te krijoje per qytetaret kjo procedure e re qe ju propozoni

Qytetari nuk do ta shohe me hipoteken si institucionin qe i jep ose refuzon pronen. JO. Qytetari do ta shohe ZRPP-ne si institucioni qe ruan ne arkiv ne thesar pasurine e tij dhe qe e garanton se askush nuk e prek titullin e tij pervecse nepermjet nje procesi gjyqesor. Procedura te shpejta efikase heqje teresisht te veprimeve burokratike reduktim i forte i korrupsionit.

Procedura qe zgjatnim nga 20-25 dite dhe kryerje transaksionesh ne 5 hapa do te reduktohen ne 2-5 dite dhe vetem me nje ndalim lsquoone stop tek noteri. Kjo eshte historike ne reformat e Ministrise se Drejtesise dhe kam bindjen se do mbahet mend gjate si nje pune e shkelqyer qe ekipi po ben ne te mire te qytetareve.

Cilat do te jene institucionet qe do te kene akses ne te dhenat e pasurive te paluajtshme dhe per pasoje do te vene ne zbatim kete ligj

Kjo do te jete ceshtje qe do te vendoset pas miratimit te ligjit ne Parlament nga ana e Keshillit te Ministrave por ekspertet mendojne se noteret bankat dhe institucionet e drejtesise do ta kene kete akses. Kjo do te jete nje ceshtje qe une do ta diskutoj me grupet e interesit. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte mbeshtetja qe grupet e interesit me dhane gjate takimit qe kisha kete jave me ta. Te gjithe grupet e interesit me mbeshteten dhe falenderuan mua dhe ekipin per nismen.

Kur do te vihet ne zbatim ligji i ri nga zyrat e hipotekave

Ligji do te hyje ne fuqi ne 1 janar dhe parashikon nje shtrirje te pershkallezuar sipas qyteteve ne projekte pilot. Se pari ne Tirane e me pas ne Durres e keshtu me radhe.

Ne cfare faze eshte ngritja e Regjistrit Elektronik te Pasurive te Paluajtshme

Regjistri elektronik ose arkiva elektronike ne Tirane eshte drejt perfundimit dhe kryeregjistruesi dhe stafi i tij po punojne shume fort per ta perfunduar ate brenda afatit te parashikuar. Por sistemet dixhitale duhen testuar dhe celesi i nje reforme te suksesshme ose jo varet nga teknologjia dhe operatoret. Ndaj dhe me qellim eliminimin e cdo risku kemi menduar qe ta kemi te pershkallezuar hyrjen ne fuqi dhe implementimin e sistemit.

Kur do te behet funksional ai

Per Tiranen besoj ne 1 janar per qytetet e tjera hap pas hapi brenda vitit.

Etapat per nxjerrjen e hipotekes

1-Ndertuesi regjistron karabinane ne Hipoteke vetem nepermjet lejes se ndertimit

2-Ne rastet e kontratave per blerje ne grope apo kur nuk kane mbaruar punimet ato regjistrohen ne nje regjister te vecante prane Hipotekave per tu perdorur per regjistrimin perfundimtar

3-Kur mbaron karabinaja investitori kerkon regjistrimin e saj te perkohshem ne Regjistrat e Pasurive te Paluajtshme duke kryer lidhjen me truallin ne te cilin po kryhet ndertimi dhe eshte i vlefshem deri ne perfundimin e objektit per efekt te kreditimit te investitorit ose regjistrimit te kontratave paraprake

4-Kontratat e shitjes ne kete moment regjistrohen ne Hipoteke dhe bleresit pajisen me certifikata te perkohshme pronesie

5-Pas perfundimit te punimeve investitori kerkon regjistrimin perfundimtar te nderteses ne Hipoteke

6-Behet kontrolli i sigurise fizike te nderteses dhe leshohet leja e shfrytezimit

7-Qytetaret kane mundesi qe te aplikojne vecmas per marrjen e Certifikates se Pronesise se perhershme per apartamentet e blera

Ne nentor nis hipotekimi i apartamenteve ne Tirane

Pallatet ne kryeqytet do te hipotekohen ne fillim te muajit nentor. Ky proces behet i mundur pas memorandumit te bashkepunimit te nenshkruar pak dite me pare nga kryetari i Bashkise Lulzim Basha ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe ministri i Drejtesise Eduart Halimi.

Ky proces pritet ti jape fundi privimit te padrejte nga titulli i pronesise per mijera familje te kryeqytetit nga nje shume prej deri ne 700 milione euro nje shume kolaterale qe perfaqesojne keto apartamente te pa hipotekuara. Hipotekat e pallateve te reja eshte ceshtja me shqetesuese pergjate nje dekade per qytetaret. Bashkia e Tiranes ka ngritur nje grup pune per te zhbllokuar procedurat dhe per te arritur ne regjistrimin perfundimtar te ketyre pallateve ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Brenda ketij viti pritet te jete vene ne vije zgjidhja perfundimtare e ceshtjes se hipotekave dhe per nje kategori personash pritet qe ajo te zgjidhet perfundimisht brenda kesaj periudhe. Sipas Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme problemi me hipotekat e pallateve eshte trasheguar per shkak se Bashkia e Tiranes ishte ajo qe krijonte pengesa ne kete proces pasi refuzonte dhenien e lejeve te shfrytezimit duke bllokuar hapat e metejshme drejt regjistrimit te prones. Nga ana tjeter edhe pronaret e ketyre pallateve ishin te pa interesuar per te hipotekuar pallatet e tyre per shkak te zhdemtimit monetar qe duhet te paguanin duke lene keshtu pa tapi qindra a mijera banore te kryeqytetit. Kjo pengese eshte tejkaluar prej ligjit per amnistine fiskale cka perben nje hap te pare te mbare ne drejtimin e regjistrimit. Me faljen e detyrimeve te prapambetura per kete kategori ndertuesish eshte hapur rruga drejt hipotekimit te pallateve dhe dhenies se tapive pronareve te apartamenteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›