Vizite dy ditore ne Tirane e Komisionit Venecias dhe ODHIR

Duke filluar qe nga dita e hene delegacioni i perbashket i Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it do te zhvillojne nje vizite dy ditore ne Tirane. Qellimi i kesaj vizite eshte hartimi i nje opinioni te perbashket te Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it lidhur me permiresimet qe mund ti behen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore ne Shqiperi bazuar kjo ne kerkesen e sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Europes. Nderkaq mesohet se ne axhenden e delegacionit do te kete takime me kryeministrin Sali Berisha kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli ministrin e puneve te jashtme Edmond Haxhinasto si dhe me perfaqesues te komunitetit nderkombetar qe ndodhen ne Shqiperi.