Tragjedia e marinareve Berisha ngushellon Gyl-in
Pas tragjedise se tre marinareve turq qe humben jeten ne aksidentin tragjik te perplasjes se anijes se pasagjereve ANKARA me anijen Reina 1 Kryeministri Sali Berisha i dergoi dje nje mesazh ngushellimi homologut te tij turk z. Recep Tayyip Erdoan ku ne emer te tij dhe te qeverise shqiptare i shpreh ngushellimet familjeve te viktimave qeverise dhe popullit mik turk.
Qeveria shqiptare reagoi menjehere pas ngjarjes se rende duke nisur nje operacion te gjere kerkimi ne te cilin jane angazhuar disa anije te rojes bregdetare si edhe nje helikopter. Dy anetare te ekuipazhit jane shpetuar dhe ndodhen tashme jashte rrezikut ne spitalin rajonal te qytetit te Durresit ku po marrin kujdesin e plote shendetesor. Nderkohe po vijojne perpjekjet intensive per gjetjen e pese te humburve te ndihmuara edhe nga anija turke Barbados per te cilen gjej rastin tju shpreh mirenjohjen me te thelle - sqaron Berisha ne mesazhin e tij. Me tej ai shton duke shpresuar qe keto perpjekje te japin rezultatin e deshiruar shqiptaret luten se bashku me popullin mik turk qe shpirtrat e viktimave te tragjedise te prehen ne paqe.