Prostitucioni nje person ne pranga dhe nje ne kerkim
TIRANE - Akuzohen per shfrytezim te femrave per prostitucion dy persona jane nen hetim ne Tirane dhe Korce. Burime nga Policia e kryeqytetit thane se mesditen e djeshme eshte bere ekzekutimi i urdhrit te prokurorise ne ngarkim te Roland Zhukes 46 vjec banues ne Tirane. Ndaj tij Gjykata e Tiranes ne Vendimin e dates 25 mars 2004 e kishte denuar Zhuken me 3 vjet heqje lirie per veprat penale te shfrytezimit te prostitucionit ne bashkepunim. Ndersa Policia e Korces ka shpallur ne kerkim 37-vjecarin me inicialet V. M. Ky i fundit akuzohet se ka shfrytezuar si prostitute 31-vjecare e cila eshte mbajtur me dhune per pese vjet ne Greqi. Ndaj 37-vjecarit eshte bere nje kallezim prane Seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme nga e reja me inicialet R. Z. 31 vjece banuese ne Lagjen Nr. 12 Korce. Kjo e fundit ka denoncuar se i kerkuari e ka shfrytezuar per te ushtruar prostitucion per nje periudhe 5- vjecare ne qytete te ndryshme ne shtetin helen. Pas marrjes se denoncimit policia e ka shpallur ne kerkim te dyshuarin.
29 Shtator 2010