E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduard Halimi, biznes me zyrën e përmbarimit. Përdor emrat e fëmijve të Berishës


Nga Artur Llana

Ministri i Drejtësisë dhe deputet i PD-së, Eduard Halimi, është i përfshirë në mënyrë të tërthortë në biznesin privat të Përmbarimit në Durrës. Me ndikimin e tij, po përpiqen të eleminohet fare funksioni i Zyrave të Përmbarimit në të gjithë qytetet kryesore dhe dominancën ta marrin filialet e këtij shërbimi privat.

Një vit më parë, kur lindi ky biznes, skeptikët e parë ishin institucionet e drejtësisë, por edhe të shtetit dhe aq më shumë qytetarët. Por, me shkuarjen ministër të Eduard Halimit në krye të drejtësisë, gjërat kanë ndryshuar. Zyrat private të Përmbarimit kanë përmirësuar punën dhe janë bërë faktor, duke lënë në hije shtetin ose më saktë, duke e çuar atë drejt asgjesimit të plotë.

Filialet e ngritura në disa qytete kryesore të vendit dëshmojnë se Halimi, si aksioner dhe ministër, po merr kontrollin e të gjithë debitorëve të bankave nëpërmjet vendimeve gjyqësore.

Vetë bankat, duke qenë të interesuara për të mbledhur lekët e debitorëve, ofrojnë shërbime më të mira për privatin. Jo se shteti nuk di të bëjë punën, po përmbaruesit e “Halimit privat” janë më të mirë se përmbaruesit e shtetit që ai është ministër. Interesimit të gazetës Bulevard në një nga zyrat e përmbarimit të shtetit ju përgjigjen se ne jemi vetëm për rrogë, ose po erdhi ndonjë grua që ish bashkëshorti nuk i paguan këstin mujor të fëmijës. Ata shprehen se, “jemi drejt falimentimit”. Që do të thotë falimentin i një institucioni shteti.

E kundërta ndodh në zyrat private të përmbarimit, ku thuhet se Halimi është aksioner. Të gjithë debitorët në Durrës, sipas një interviste të botuar në një gazetë lokale në këtë qytet, kalojnë nga kjo zyrë. Fakti që asnjë dosje nuk është në zyrën e përmbarimit të shtetit, është tregues se çfarë kontrolli po merr Halimi.

Në ambjente të ngushta Halimi, i cili mohon se është aksioner në këtë biznes, është shprehur se fitimi është i madh dhe se ky aktivitet nuk ka për të dështuar. Dështimin e kanë zyrat e përmbarimit të shtetit, të cilat janë mbushur me militantë ose njerëz të paaftë qëllimisht, për të qenë të dështuara.

Por, surprizat e deputetit të Durrësit, që kur ishte kandidat ndau një formular fallco për legalizimin e kabinave të plazhit në këtë zonë, nuk mbarojnë këtu.

Gazeta lokale Bulevard në Durrës iu referohet dhe bisedave të tij private që përdor dhe emrat e fëmijëve të Berishës, në arsyetimin e tij për të kontrolluar këto biznese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›