E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ PS-ja panik-ndjellëse në Priskë, i “fryn” më kot zjarrit

31-08-2012 / Gazeta 55

Përdorimi i emergjencave civile si lëndë e parë e luftës politike  


Në mungesë të Edi Ramës, pishtarin e akuzës flakë për flakë e mori Edi Shalsi, që është dhe imitimi i përsosur i kryetarit të Partisë Socialiste në gjestikulacion dhe frazeologji. Deputeti Shalësi me një grup deputetësh të partisë Socialiste shkuan dje në Priskë jo për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit apo për t’u solidarizuar forcat e shumta të ushtrisë në terrenin e thyer, por për të akuzuar kryeministrin Berisha pse nuk është në fikjen e zjarrit. Nuk ka asgjë më qesharake sesa një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë që shkojnë më makinat e tyre të shtrenjta 4x4 në një sheshpushim të malit të Dajtit për t’i kërkuar llogari qeverisë për zjarret në vend. Sigurisht ajo bie në sy në këtë deklaratë është mungesa jo vetëm e një apeli qytetar për përgjegjësi apo dënimin e rasteve kur individë të caktuar djegin qëllimisht masive të tëra pyjesh, por mungoi dhe solidarizimi me strukturat e policisë së shtetit, ushtrinë dhe specialistët e ministrisë së Mjedisit, të cilët edhe pse në kushte të terrenit të thyer, po përballojnë emergjencën civile duke luftuar zjarrin e vënë nga dora e papërgjegjshme e njeriut.  Ndërkohë, në vend të tregohet e përgjegjshme, PS-ja i “fryn” zjarrit me akuza që nxisin panik e që shërbejnë për luftën politike dhe jo për fikjen e zjarrit. Sigurisht në kushtet e një politike normale duhet të mbizotëronte padyshim solidarizimi me zjarrfikësit, policët, ushtarakët, pilotët dhe banorët që punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve anekënd, ndërsa shefi i opozitës urdhëron me sms nga Aftrika e Jugut pa pikë përgjegjësie deputetët socialistë të dalin në konferenca në Malin e Dajtit për t’i “hedhur” benzinë zjarrit të përditshëm të akuzave ideologjike. Ndërkohë në zonën e Priskës, në Malin  e Dajtit, ka nisur një operacion i gjerë i Forcave të Armatosura, e cila ka hyrë në gatishmëri të plotë më të gjithë forcat e saj për të përballuar emergjencën civile të zjarreve. Përkundër fjalëve tendencioze të deputetit socialist Shalsi, në zonë  Priskës ditën e djeshme u angazhuan gjithë ditën e natën 800 trupa, 45 mjete, 16 autoambulanca, dhe 4 helikopterë në Bazën Ajrore të Farkës në gatishmëri për të vepruar si për të dërguar ushqime, si dhe  autobote për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve. Gjithsej në operacionin për përballimin e situatës së rënduar nga zjarret në të gjithë vendin janë të angazhuara në mbi 1161 efektivë të Forcave të Armatosura, 54 mjete transporti, 2 autoambulanca dhe 2 helikopterë të Bazës Ajrore Farkë. Strukturat e Forcave të Armatosura janë në gatishmëri të plotë dhe po vazhdojnë operacionin për shuarjen e zjarreve Sidoqoftë një gjë është e qartë: përdorimi i emergjencave civile si lëndë e parë e luftës politike ku vlon akuza në vend të kishte një solidarizim kombëtar dhe dënim publik shkurajues të zjarrëvënies së qëllimshme të pyjeve. Partia Socialiste si në dimër me borëm, në pranverë me shiun ashtu në verë më zjarret “fërkon” duart sepse synon të përfitojë mbi pakënaqësinë ose fatkeqësisë natyrore. Edhe pse s’ka asnjë ide apo program alternativ për të propozuar për emergjencat civile, PS-ja i bie shkurt e hasha çdo interesi publik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›