E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Rus, Medvedev kerkon nga Kina njohjen e Abkhazise dhe Osetise

Presidenti rus, Dimitry Medvedev, ka kerkuar diten e djeshme nga Presidenti kinez, Hu Jinto, njohjen e pavaresise se Osetise se Jugut dhe Ahbkazise. Kriza ne Gjeorgji ishte tema e cila u diskutua dje ne Forumin rajonal per sigurine qe zhvillohet ne Taxhikistan. Rusia, Kina dhe kater shtete ish-sovjetike te Azise Qendrore nga Organizata e Shangait per Bashkepunim takohen ne Dushanbe. Nderkaq Grupi i shtate vendeve me te industrializuara te botes (G7) e ka denuar ate qe quan perdorimi i tepruar i forces nga ana e Rusise ne Gjeorgji. Me jehonat e Luftes se Ftohte qe vijne nga te gjitha palet, ndoshta eshte e pashmangshme qe takimi i Keshillit te Shangait per Bashkepunim te shihet ne disa qarqe si ngritja e nje blloku te ri politik. Eshte tunduese te shohesh Rusine te kthehet nga Lindja ne kohen qe marredheniet e saj me perendimin po ftohen. Por do te ishte e gabuar qe ky takim te shihej si themelimi i nje blloku anti-perendimor. Anetarja e tij me dinamike dhe me e fuqishme ekonomike, Kina nuk ka qene ndonjehere me shume e integruar ne ekonomine nderkombetare. Rusia po ashtu vlereson lidhjet ekonomike me perendimin, cilado qofshin pasigurite qe kane sjelle veprimet e saj ne Gjeorgji. Megjithate takimi ne Dushanbe u perdore nga Rusia per te sinjalizuar se integrimi ne komunitetin trans-Atlantik nuk eshte e vetmja loje ne treg. Keshilli i Shangait per Bashkepunim u themelua ne vitin 2001, fillimisht me synimin per te qene nje force qe do te ekuilibronte influencen e NATO-s ne rajon. Por kjo nuk eshte nje aleance serioze ushtarake, te pakten jo per momentin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›