E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mineralet, eksporti 50 % me shume se ne 2007

Produktet minerale, qe perfaqesojne 43 per qind te eksportit te brendshem, jane rritur me rreth 50 per qind gjate 6 mujorit te pare te ketij viti krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2007. Banka e Shqiperise (BSH), ne raportin e publikuar te enjten, beri te ditur se kjo rritje ka ardhur si rezultat i shtimit te kapacitetit prodhues vendas ne lende te para minerale si sulfuret, oksidet si dhe lendet djegese. Gjithashtu, metalet baze gjate ketij gjashtemujori jane dyfishuar, duke rritur nivelin e perfaqesimit ne totalin e eksportit te brendshem, nga 24 per qind gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2007 ne 35 per qind, ne fund te ketij gjashtemujori. Sipas BSH-se, produktet minerale dhe metalet baze, zene peshen me te madhe te eksportit te brendshem nga njeri rreth ne tjetrin Nga ana tjeter qeveria ka reflektuar ne drejtim te permiresimit te sistemit fiskal ne ate te rivleresimit te te gjithe pasurise kombetare qe ka Shqiperia. Behet fjale pikerisht per renten minerare, e cila eshte rritur ne 10 per qind nga 2 per qind qe eshte aktualisht. Rreth 1/3 e te ardhurave te arketuara do te kalojne per llogarine e bashkive dhe komunave, ku ndodhet pasuria minerare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›