E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Shalësi, i përzgjedhuri i Edi Ramës për të përçuar intrigën ndaj Blushit e Malajt

19-11-2011 / Gazeta 55

Abstenuesi Shalësi kërkoi dje që Blushi e Malaj të japin llogari se pse votuan "pro" kandidaturës së Fullanit për në krye të BSH-së, duke treguar jo vetëm përplasjen në grupin parlamentar të kurbanit, por edhe frikën që ka Edi Rama nga bashkimi i pritshëm i pozicioneve politike të Blushit me ato të Arben Malajt


Eduard Shalësi është i harruari i përzgjedhur i Edi Ramës për të përçuar intrigën e këtij të fundit (Edi Ramës), kundër Ben Blushit e Arben Malajt. Nën pretekstin e votimit prej Blushit e Malajt, të kandidaturës së Ardian Fullanit për Guvernator Banke, duke u justifikuar vetë me gabimin e sistemit, sipas të cilit votën e tij “kundër” gjasme e kishte lexuar si “abstenim”, Eduard Shalësi i ndjerë “i rehabilituar” pas fajësimit të sistemit elektronik që numëron votat në Kuvend, ka marr përsipër të bëjë rolin e kones së përzgjedhur e të ndërsyer të Edi Ramës..., që leh por nuk të ha. Dhe kones së vogël Eduard Shalësi, këtë herë i ka rënë për pjesë ti hakërrohet Ben Blushit dhe Arben Malajt. Nga një ekran televizioni dje, abstenuesi Shalësi zgjodhi ti kërkojë llogari Blushit e Malaj, pse ata votuan “pro” kandidaturës së Fullanit për në krye të Bankës ë Shqipërisë. Por përzgjedhja e Eduard Shalësit (të harruar deri dje), nga Edi Rama, nuk është e rastësishme. Si një “fajtor”, që nuk justifikohet me abstenimin e tij duke fajësuar sistemin elektronik të votimit në Kuvend, Eduard Shalësi është përzgjedhur, sa për ti kërkuar falje Edi Ramës për gabimin me votën e abstenimit të tij, aq edhe për ta lënë veten në dorë të kryetarit të tij, për tu keqpërdorur prej tij. Dhe sipas shpërfytyrimit të djeshëm të Eduard Shalësit, ku brenda më pak se 24 orëve lëpiu votën e tij “abstenuese” për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, ai lejo veten të bëhej “maskoti”, që do të trimëronte Edi Ramën. Nëpërmjet zë-çjerrjeve të djeshme, Eduard Shalëis nuk e fshihte, mes përplasjes së sajuar me Ben Blushin dhe Arben Malajn, frikën që ka Edi Rama nga bashkimi i pritshëm i pozicioneve politike të këtyre (Ben Blushit dhe Arben Malajt)... ... Dhe për ta shkaktua sa do pak, ndonjë krisje të mundshme në pozicionin e mbetur në tentativë për unifikim nga Ben Blushi e Arben Malajn, Edi Rama kishte zgjedhur Eduard Shalësin, për ti dhënë me këtë rast edhe atij mundësinë e një vetë-katarsisi, pas votës “abstenuese” (jo kundër) Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Me këtë rast, Edi Rama ka zgjedhur njëherazi edhe që “me një gurë të vrasë dy zogj”...  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›