E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Në parlament kemi një opozitë mashtrimesh dhe shpifjesh – s’votoi buxhetin për tunelin e Elbasanit

19-11-2011 / Gazeta 55

Kryeministri inspekton punimet e autostradës Tiranë – Elbasan, në pjesën e hapjes së tunelit të Kërrabës, ku punimet kanë avancuar deri në kilometrin e parë 


UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish opozitën në lidhje me deklaratën e saj për mosvotimin e buxhetit për tunelin e Elbasanit. Nga Elbasani, ku inspektoi punimet e rrugës Tiranë – Elbasan dhe ecurinë e tunelit shefi i qeverisë theksoi se opozita është një makineri shpifjesh dhe mashtimesh dhe përgjigjja e mazhorancës ndaj saj janë invesimet. “Opozita që bllokoi integrimin e vendit, bënë gjithshka për të bllokuar buxhetin për korridorin duke e personalizuar me Sali Berishën. Por ne votuam, vendimin e morëm dhe ja ku e kemi provën të gjallë përpara syve. Përkundrejt makinerive të shpifjeve dhe trillimit do tu përgjigjemi me vepra, vepra dhe vetëm vepra”- u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë ka vlerësuar rëndësinë e kësaj rruge për zhvillimin ekonomik të vendit pasi ofron distancat me Tiranën. “Sot ne u japim lajmin e gëzueshëm. Tuneli i Kërrabës ka realizuar gjer tani ¼ e punimeve. Kjo është një kohë rekord çka dëshmon seriozitetin e kompanisë që mori përsipër. Avancimi i punimeve në tunel ka rëndësi të jashtëzakonshme pasi është korridori më i vështirë dhe më i rëndësishëm i” Korridorit 8”. Ky tunel shkurton distancën Shkup -Tiranë, po ashtu distancën Elbasan-Tiranë. Ky tunel bashkë me atë të Kalimashit do të ndryshojnë Shqipërinë. Ne do vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë me infrastukturën më moderne, energjia e tregut do çojë përpara Shqipërinë duke garantuar korridoret dhe rrugët për të . Dy qytetet më të mëdha të vendit do të shndërrohen në metropol, e tërë popullata e kësaj zone ofrohet me tregun e kryeqytetit. Në tre vitet e ardhshme do të shtrojmë çdo rrugë, të çdo fshati të Shqipërisë”- deklaroi më tej, Berisha. Shefi i ekzekutivit vuri në dukje se përpjekjet bllokuese të opozitës për miratimin e buxhetit për tunelin janë tentativa të kota, të cilat nuk synojnë asgjë tjetër veçse një paralizim të vendit në prespektivat e saj zhvilluese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›