E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduart Selami: “Shqipëria nuk ka ende demokraci funksionale”



Kryetari i parë i Partisë Demokratike, Eduart Selami, ka deklaruar se kur kanë kaluar 20 vjet nga Lëvizja e Dhjetorit, Shqipëria nuk ka ende një demokraci funksionale. Duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selami është shprehur se Shqipëria i ka arritur vetëm pjesërisht standardet demokratike. “Lëvizja e Dhjetorit është nga më progresivet në historinë e Shqipërisë. U rrëzua diktatura më e egër e Europës, gjë që përbën një fitore të madhe. Por, nga ana tjetër, vendosja e një demokracie funksionale është realizuar pjesërisht. Ka vend për përmirësime”, - ka pohuar Selami. “Lëvizja e dhjetorit donte një Shqipëri si gjithë Europa dhe 20 vjet janë shumë që kjo të mos realizohet”, - ka nënvizuar ai. Më tej, duke komentuar krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë, Selami ka theksuar se ajo duhet të tejkalohet me konsensus, në mënyrë që politika të mos mbajë peng ëndrrën e shqiptarëve. “Nuk mohoj të drejtën e opozitës për të kërkuar diçka, por pasojat e kësaj përplasjeje i vuan Shqipëria. Elita politike shqiptare s’duhet të mbajë peng ëndrrën europiane të shqiptarëve”, - ka shtuar Selami.

3 Dhjetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›