Edukimi mbi Bankën e Shqipërisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mblodhi dy ditë më parë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucioneve të specializuara në fushën e edukimit dhe çështjeve sociale. Çështjet që u diskutuan lidheshin me planifikimin e të ardhurave dhe edukimin për punonjësit socialë në fushën e bankës qendrore. Broshura "Planifikoni të ardhurat - Ndërtoni të ardhmen tuaj" është hartuar me qëllim që të ndihmojë në organizimin financiar të jetës së përditshme të gjithsecilit; në administrimin sa më të mirë të të ardhurave personale; në orientimin drejt mënyrave të duhura për të shtuar kursimet, apo për të rritur fitimet.