E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvin Kristaq Kriza të ndalojë frekuentimin turistik të Kuvendit

Partia Demokratike, apel zyrtar opozitës për të braktisur sjelljet destruktive

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, u shpreh dje gjatë një komunikimi me mediat se ka ardhur koha që kryesocialisti në detyrë Edvin Kristaq Kriza (2K) të ndalojë frekuentimet “sezonale” apo në formë turizmi në Kuvendin e Shqipërisë. Trajtimi i parlamentit si arenë ahengu dhe qejfi, është kthyer në moto e deputetëve socialist, të cilët të dhunuar plotësisht dhe pa të drejta kontestimi kanë rënë ‘pre’ e politikës fataliste të Edvin Kristaq Ramës.

“Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K, që është i vetmi i quajtur socialist në Evropë që për interesa të karrierës personale dhe të klanit që e mbron, përhap trillime e mashtrime çdo ditë për të dëmtuar imazhin e vendit. Qartësojmë shqiptarët se Edi Rama nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve, por kërkon me çdo kusht që dramën e tij personale, trashëgiminë e tij ideologjike t’ua kthejë në ndëshkim shqiptarëve si një hakmarrje primitive për disfatën që ata i rezervuan më 28 Qershor”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.

Ajo tha më tej se Partia Demokratike i kërkon zotit Rama t’i jap fund “turizmit parlamentar” dhe të marrë rolin e tij në Parlament dhe në Komisionin Hetimor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›