E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i BE Rompuy në maj vizitë në Tiranë, mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë

Zyrtari i lartë i Brukselit pritet të nisë një tur takimesh në Ballkan

Pas komisionerit për Zgjerimin në KE, Stefan Fule edhe Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy do të vizitojë në maj të gjitha kryeqytetet e rajonit duke përfshirë dhe Tiranën zyrtare.

Turi i tij ballkanik merr shkas kryesisht nga mospjesëmarrja në Konferencën e Berdos që u mbajt në Slloveni javën e kaluar. “Unë do të zhvilloj një tur në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit, çfarë shpresoj të jetë gjatë muajit maj. Mirëpres çdo iniciativë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj që në konferencën e ardhshme të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit. Por siç e thashë do të vizitoj 7 apo 8 kryeqytetet e rajonit, për t’u përcjell atyre mesazhin tim kryesor se të gjithë kanë perspektive europiane, herët ose vonë”, është shprehur Van Rompuy.

Këtë deklaratë presidenti i BE-së e dha gjatë konferencës përmbyllëse të samitit 2 ditorë të krerëve të shteteve dhe qeverive europiane.

Brukseli ka deklaruar në vazhdimësi se mbështet zgjerimin e unionit drejt vendeve të Ballkanit dhe se ecuria e reformave mbetet parakushti i hapave të mëtejshëm integrues. BE ka specifikuar gjithashtu si të rëndësishme në këtë proces bashkëpunimin rajonal si një domosdoshmëri kjo e stabilitetit të marrëdhënieve e fqinjësisë. Vizita e Presidentit të BE-së, Rompuy vjen pas asaj të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule. Fule në turin e tij të takimeve u ndal edhe në Tiranë, për të konfirmuar vëmendjen e Brukselit ndaj një vendi potencial si Shqipëria, për integrimin në Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›