E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria greke konfirmon racizmin antishqiptar, reagon zv/kryeministri Ilir Meta

Thirrjet antishqiptare të një efektivi të forcave speciale të Greqisë kanë sjellë edhe reagimin zyrtar të autoriteteve greke, të cilat kanë nisur hetimet urgjente. Precedenti është i përsëritur dhe tregon primitivizmin që gjallon ende tek institucionet e shtetit helen

Një skandal i rëndë ka përfshirë Greqinë, pas krizës së rëndë ekonomike, e cila duket se po e çon këtë vend anëtarë të BE-së drejt efekteve edhe më të gjëra destabilizuese. Sipas raportimeve të mediave të Athinës, Forcat Speciale të ushtrisë greke kanë fyer rëndë shqiptarët. Ngjarja me thirrje dhe përmasa raciste ka ndodhur dy ditë më parë gjatë paradës për festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës.

“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” – janë thirrjet e thëna në korr.

Lajmi u bë publik nga gazeta e madhe greke “Elefterotipia”, sipas së cilës thirrjet skandaloze erdhën në qendër të Athinës, jo nga anëtarët e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytëse në Universitetin e Shën Konstandinit në paradën zyrtare ushtarake të 25 marsit.

Në mes të Athinës vazhduan edhe thirrjet se “do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin”.

Më tej vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë.

“U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rrobat e mia do të qep me lëkurën e tyre”.

Dëshmitarët treguan se thirrjet u përkrahën edhe nga njerëz të politikës greke të cilët ndoqën paradën ushtarake së bashku me qytetarët grekë.

“Një prej burrave politikanë, madje u priu Forcave Speciale duke thirrur dhe ai së bashku me ta e duke i paraprirë atyre me thirrje i pari”, raportoi dje “Elefterotipia”.

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoritete shtetërore greke. Ministri Grek i Mbrojtjes, Michalis Chrisochoidis, ka reaguar pas denoncimit në media të videos raciste të ushtarëve grekë, gjatë paradës në festën Kombëtare të shtetit fqinj, duke deklaruar se njerëz të tillë nuk kanë vend në forcat ushtarake greke.

Ai theksoi se ka nisur hetimi për thirrjet raciste dhe për personat që kënduan gjatë paradës, ministri Krisohoidhis bën të ditur se ndërkohë është pezulluar nga puna oficeri i kontingjentit 36 zhytës.

“Këto këngë nuk kanë në uniformat tona. Asnjë njeri në patrullë nuk ka të drejtë të cenojë këtë njësi me slogane raciste, që nxisin urrejtje dhe ksenofobi”, u shpreh Krisohoidhis.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›