Leksione se si te behet politike

Manuali per komunikimin politik perben nje eksperience nga pergatitja dhe realizimi i fushatave elektorale ne Gjermani. Ne kuader te zgjedhjeve lokale ne Shqiperi manuali ofron nje ndihmese konkrete.
A do te shkonit ju per te pire nje birre me kandidatin ose kandidaten A mund tju drejtoje ai ose ajo A mund tu besohet dhe a preokupohen ata qe do te zgjidhen per njerez si une dhe familja ime Me keto dhe te tjera pyetje te thjeshta nga realiteti i perditshem nisi te prezantohej ne Tirane Manuali per komunikimin politik i pergatitur ne gjuhen shqipe nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer per Shqiperine. Prezantimi i njeres prej eksperiencave te shumta nga jeta politike dhe elektorale ne Gjermani vjen ne nje moment kur selite e partive politike kane shpallur hapur objektivin per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011. Eksperti per fushatat elektorale dr. Karsten Grabow ka bere prezantimin e disa prej aspekteve kryesore te manualit duke e ilustruar me shembuj te performances se klases politike ne Gjermani.
Pse botimi KAS eshte i vlefshem edhe per realitetin shqiptar
Dr. Grabow thote per DW se vete filozofia e manualit eshte e pershtatshme edhe per dinamiken e zhvillimeve ne Shqiperi apo vende te tjera. Eumlshte me nje orientim te qarte praktik dhe jo thjesht akademik. Nje pamje e pergjithshme e mire ne hapat praktike se si te pergatitesh dhe te vijosh nje fushate. Si te jesh ne kontakt te vazhdueshem me votuesit potenciale. Ne tregojme nje eksperience qe ne realitetin tone ka qene e suksesshme ku mesazhet kane depertuar tek njerezit votuesit jane qartesuar per alternativen dhe me vetedije kane shkuar te ushtrojne te drejten e tyre demokratike per te zgjedhur ate ose ata qe jane dhe me prane me gjykimet dhe perspektiven e tyre.
Sipas Grabow fushatat vijne ne menyre te natyrshme per nje force politike. Per zhvillimin e tyre nuk mendohet vetem pak kohe para votimeve por kontakti dhe marredhenia mes politikaneve dhe elektoratit duhet te jete e qendrueshme. Nuk duhet te mobilizojme njerezit vetem pak para se te mbahen zgjedhjet. Kjo nuk eshte efektive kjo te ndeshkon ne zgjedhjet e radhes. Ndaj ajo qe perpiqemi te ofrojme eshte qendrueshmeria e komunikimit politik. Trajtat e larmishme te realizmit te saj duke perdorur te gjitha burimet e mundshme qofte nga kontaktet e drejtperdrejta e deri tek kanalet komunikuese qe ofron teknologjia dixhitale ne ditet e sotme. Jo te mobilizohemi vetem ne fushate por ne menyre te qendrueshme te shpjegojme per njerezit projektet politike dhe idete ne te gjithe periudhen.
Ne Shqiperi dhe ne vende te tjera ish-komuniste jane bere shume permiresime ne organizimin e fushatave elektorale apo ne konceptin e komunikimit te qendrueshem politike - votues mendon eksperti gjerman dr. Karsten Grabow. Sipas tij ajo qe mbetet per tu persosur edhe me tej jane aspekte qe kane te bejne me raportet mes mobilizimit emocional me ate racional gjate fushates me paraqitjen ne publik te personaliteteve qe e udheheqin forcen politike me stafet konkrete me te cilet ata do te punojne etj. Ylber Lili ekspert komunikimi mendon se kundershtaret politike ne fushata perbaltin njeri-tjetrin.
Nisur nga realiteti shqiptar ne fushen e komunikimit politik Ylber Lili pedagog i Komunikimit ne Universitetin e Tiranes thote se partite politike me shume se prioritetet dhe alternativat e tyre bazohen gjate fushatave elektorale tek perbaltja e kundershtarit.
Pra zhvillohen beteja elektorale ku me shume anatemohet kundershtari sesa i ofrohet elektoratit nje platforme apo nje program i detajuar. Ne kete kontekst shoh qe opinioni publik tashme eshte me i kultivuar dhe ka nje ndjenje refuzimi. Kete e bazoj tek pjesemarrja e dobet e votuesve ne kutite e votimit. Klasa politike ne teresi duhet te kuptoje dhe te reflektoje qe marredheniet me publikun duhet te orientohen per nga prioritetet per nga alternativat dhe vizioni qe ata kane per nje qeverisje me te mire - thote Lili per DW.
Sociologu Roland Lami shikon nje defekt tjeter ne percjelljen e mesazheve dhe performancen e partive politike ne Shqiperi. Sipas tij ne nje fushate elektorale per qeverisjen vendore mbisundon tematika dhe problematika per qeverisjen qendrore dhe ne rastin e nje fushate elektorale per zgjedhjet e pergjithshme ndodh e kunderta. Fakti qe kemi kete perzierje te ceshtjeve qendrore te cilat trajtohen si ceshtje lokale dhe ceshtjet lokale shikohen si pjese e zgjidhjes se problemeve kombetare ne nuk kemi akoma nje decentralizim. Nje pushtet mikro pra lokal. Dhe nga ana tjeter jemi akoma nen autoritetin e pushtetit makro pra te pushtetit qendror - thote Lami.