E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrenjeshkulur

TIRANE - Eshte e zakonshme qe nje lider tu drejtohet qytetareve ne fund te nje mesazhi me fjalet Zoti e bekofte kete vend ashtu si p.sh. nje president i SHBA-se i drejtohet zakonisht kombit te tij. Ka kohe qe kjo gje nuk ndodh dhe nuk mund te ndodhe ne Shqiperi. Shqiptaret qe mendojne se te mirat qe iu kane ndodhur atyre ne jete duhen gjurmuar te fakti se kane lindur ne Shqiperi dhe kane jetuar kohen e tranzicionit te sistemit politik ne kete vend dhe per kete arsye te mund ta konsiderojne kete vend te bekuar sot jane shume te pakte. Perkundrazi te shumte jane ata shqiptare qe besojne se jo pak te keqija ne jeten e tyre iu kane ndodhur pikerisht sepse ata kane lindur ne kete vend dhe jo ne nje vend tjeter. Per kete pjese te shqiptareve eshte bere e paperfytyrueshme se si nje nga keta qe qeverisin Shqiperine sot te mund te shkoje te dera e nje spitali ku jane mbledhur te semuret dhe tu thote zoti e bekofte kete vend per shkak te sherbimit te mire mjekesor qe ata marrin te shkoje dhe tu thote Zoti e bekofte kete vend banoreve te Gerdecit qe presin per nje gjykim te drejte te dera e gjykatave te shkoje te studentet e perjashtuar nga procesi i Bolonjes dhe tu thote Zoti e bekofte kete vend sepse na jep arsimin qe duhet te shkoje te dera e nje nepunesi dhe tu thote qytetareve apo njerezve te biznesit te mbledhur para saj zoti e bekofte kete vend sepse ai eshte i cliruar nga korrupsioni te shkoje te viktimat e komunizmit dhe tu thote Zoti e bekofte kete vend sepse me ne fund ata qe iu vrane e copetuan u denuan dhe ju mund te beni me ne fund nje jete si te tjeret Te zhytur ne nje cinizem dhe pandershmeri te paimagjinueshme ata qe qeverisin sot Shqiperine ne nje menyre apo ne nje tjeter po iu drejtohen qytetareve te ketij vendi me te kunderten pra me Zoti e bekofte largimin tuaj nga ky vend duke nenkuptuar qe e vetmja e mire qe po u ndodh shqiptareve ne krejt qeverisjet e ketij tranzicioni te hidhur eshte shkelja legale e kufijve te vendit te tyre. Eumlshte si me nje gure te vrasesh dy zogj. Shqiptaret e lodhur dhe te perbuzur nga te huajt dhe nga qeveritaret e tyre tashme kane mundesine te vizitojne njerezit qe i kane mbajtur me buke deri me sot dhe nga ana tjeter ikja jashte e shqiptareve sjell uljen e presionit qytetar ndaj qeverise brenda vendit dhe ky eshte lajmi me i mire qe heqja e vizave i sjell nje qeveritari te sotem. Nje lajm tragjik dritherues ne thelbin e tij. Nje lajm qe zbulon natyren mistike te perfytyrimit te demokracise ne mendjen e nje qeveritari shqiptar ai qeveritari e do kete vend jo sic eshte por te zbrazur pa qytetaret e tij per ti zevendesuar menjehere ata me te tjere me nenshkrues koncesionesh ryshfetdhenes me sherbetore te administrates konformiste. Nje perfytyrim sa mistik aq dhe i frikshem mbi ate se si mund te ishte nje vend pa qytetare i mbushur me siperfaqesore me fluturake rrenjedale.

Levizja e lire ne origjinen e saj nuk ka lindur sepse meqe qytetaret e nje vendi nuk mund ta ndertojne demokracine brenda tij atehere ata d.m.th qytetaret e vendit pa demokraci te mund te perfitojne prej levizjes pa viza per te shkuar ne nje vend tjeter atje ku demokracia ka perfunduar se ndertuari dhe te shijojne frytet e saj. Ne Evrope kjo gje ndodh vetem me shqiptaret te cilet ne pamundesi ta ndertojne demokracine ne vendin e tyre vijne verdalle sot ne kete kontinent dhe ne bote per te permiresuar sa munden jeten nga demokracite e ndertuara diku tjeter. Kete e konfirmon perfundimisht situata ne te cilen institucionet evropiane u japin shqiptareve regjimin e lire te vizave dhe ne te njejten kohe refuzojne integrimin e Shqiperise ne Evrope pra iu lejojne shqiptareve te vizitojne demokracite e ndertuara por e ndalojne vendin e tyre te jete pjese e familjes duke iu kujtuar pa pike meshire se qe te ndodhe kjo ata pra shqiptaret duhet te ndertojne demokracine ne fillim ne vendin e tyre. Thelbi eshte kristal i qarte Shqiperia nuk mund te nise rrugen e integrimit ne BE sepse akoma nuk eshte futur vete ne rrugen e demokracise reale sepse nuk ka filluar se ndertuari ate brenda kufijve te shtetit te saj. Ne kete pikepamje menjehere pas lajmit te refuzimit politikanet e te dy aneve bene komente te gabuara. Qeverisesit nuk e di pse falenderuan Evropen megjithese ajo i refuzoi cka te gjithe e moren si nje gjest absurd alogjik madje halucinant. Opozita tha se refuzimi vjen nga shkaqe politike pra qeverisja e keqe dhe mungesa e transparences ne hapjen e kutive duke mos e quajtur mungesen e transparences si pjese te konceptit qeverisje e keqe por duke ia faturuar ate hapjes se kutive cka eshte ne fakt nje keqinterpretim i kriterit te pare te Kopenhagenit nje mungese koherence. Ceshtja e refuzimit eshte pak me ndryshe dhe thellesisht logjike ne vetvete. Qeverisja e PD-se ka pasur dhe ka shume probleme ne Shqiperi por problemi me i madh qe kane sot shqiptaret eshte vete qeverisja. Jo shume kohe me pare ne shkrimin tim Shqiptareve ia u shkruajne jeten ne leter por i ndalojne ta lexojne ate ndersa kritikoja menyren konspirative te pergatitjes se pergjigjeve te pyetesorit te Komisionit te BE prej qeverise shqiptare pa ditur edhe une menyren se si qeveria shqiptare u ishte pergjigjur pyetjeve per shkak te mbajtjes sekret te pergjigjeve ashtu si edhe shume qytetare te ketij vendi shkruaja se Shqiperia qeveriset duke shkelur parimet me esenciale te organizimit dhe ekzistences se BE te adoptuara qe ne themelimin e saj Traktatin e Maastricht-it. Keto parime konsolidohen me tej dhe shnderrohen edhe ne kriteret e Kopenhagenit ne dokumentin baze te te cilit shkruhet Keshilli Evropian i fton te gjitha institucionet qe parimet e subsidiaritetit dhe transparences te materializohen ne te gjitha aspektet e aktivitetit te vendeve pjesemarrese si dhe te jene plotesisht te zbatueshme ne veprimet e perditshme te ketyre institucioneve. Pra kemi te bejme me dy parime me efekte reciproke ndaj njera tjetres te pandashme zbatimi i te cilave e ben nje qeverisje te jete demokratike dhe moszbatimi e ben qeverisjen te jete jo demokratike e keqe dhe me hapesira te lira per autoritarizmin korrupsionin mafien. Shqiperia kurre nuk eshte qeverisur mbi keto dy parime sepse asnjehere ne qeverisjen e ketij vendi pushteti nuk eshte ndare mbi baze te rendesise me te vogel pra nga poshte lart perkundrazi vecanerisht sot eshte perqendruar ekzaktesisht si perqendrohet ne nje monarki dhe kurre nuk eshte lejuar ndertimi i mekanizmave qe do te mund te realizonin nje kontroll real te menyres se si perdoret ky pushtet rrjedhimisht procesi i qeverisjes nuk ka qene asnjehere transparent. Pra e ashtuquajtura qeverisje demokratike democratic governance nuk ekziston ne Shqiperi dhe kjo e ben absolutisht te pamundur qe ne kete vend te kete institucione te qendrueshme qe garantojne demokraci cka e ben fare te paplotesueshem kriterin me te rendesishem politik te Kopenhagenit. Ne kete pikepamje kerkesa me nxitim e Shqiperise ketu e me shume se nje vit me pare per te hyre ne procesin e integrimit ishte nje kerkese donkishoteske sipas nje stili katundaresk e mbeshtetur nga pervoja e jetes ne shoqerine e meparshme totalitariste ne te cilen gjerat ekzistonin ne letra dhe realiteti i letrave ishte plotesisht i ndryshem por shume me i rendesishem se realiteti tjeter ai i verteti. Ja pse qeveritaret shqiptare pergatiten ne menyre sekrete pergjigjet e pyetesorit sepse keshtu do ti shpetonin edhe cdo diskreditimi publik mbi ato qe kishin shkruar ne pergjigjet e tyre dhe do te fitonin me te rendesishmen heshtjen publike. Heshtja publike do ti ndihmonte qe supozimi se politikanet e BE do ti besonin letrave dhe jo realitetit te qeverisjes ne Shqiperi te ishte shume afer asaj qe vertet do te ndodhte. Nje qeverisje pa rrenje ne realitetin shqiptar larg qytetareve te ketij vendi pa asnje lidhje me ata qe qeveris. Nje qeverisje rrenjeshkulur qe pret ta besojne jo qytetaret e saj por te huajt dhe jo ne realitetin e jetes shqiptare por ne ate tjetrin ne realitetin e letrave.

Qartesisht refuzimi i BE-se per te perfshire Shqiperine ne procesin e integrimit eshte nje deshtim esencial i njerezve qe qeverisin vendin ne emer te nje partie qe nuk eshte me pra ne emer te PD. Ky refuzim megjithate eshte vetem njera ane e cila ka te beje me ate se si qeverisja e PD-se vleresohet nga politikanet e kontinentit. Si e tille kjo ane eshte thjesht nje pasoje dhe pjesa me e ngrenshme e te teres. Ana tjeter eshte ajo e brendshmja ajo qe te ngel ne fyt ajo qe ne qytetaret e ketij vendi e dime shume me mire se Evropa ajo qe ne fakt shpjegon vete refuzimin sepse shpjegon shkaqet me te thella te shmangies se Shqiperise nga rruga e ndertimit te nje demokracie reale. Kjo ane ka te beje me vete natyren e qeverise me humbjen e identitetit te saj qeverises. Ne thelbin e vet qeveria e sotme eshte ndoshta qeveria e vetme qe ka humbur profilin politik te saj ka fshire origjinen e saj politike ka pesuar metamorfozen me te cuditshme dhe me tragjike njekohesisht. Madje ajo qe ka ndodhur me qeverisjen e sotme te shqiptareve me gjithe permasen dramatike te saj nuk mund te quhet as metamorfoze por per shkak te natyres brutale violente te ndryshimit me shume se sa e tille pra me shume se sa nje metamorfoze qeverisja e PD-se eshte ne thelb nje nderrim identiteti nje si transfuzion teresor zevendesim ADN-je nje shkulje rrenjesh. Rrenjeshkulur pa asnje frymezim ideologjik pa histori pa regjistra me memorie te fshire kjo qeverisje i ngjan tashme thjesht disa veprimeve te pakontrolluara te nje grupi njerezish qe veprojne ne emer te askujt. Jane nje grup njerezish qe falin territore shqiptare per te fituar perkrahjen e fqinjit jugor problematik te shqiptareve qe therrasin ne bashkeqeverisje njerez te shfaqur me arme ne dore ne revolucionin e 97-es apo njerez te cilet levizja e dhjetorit synonte ti rrezonte bashke me diktaturen qe luften per rrezimin e komunizmit ne Shqiperi e kane shnderruar qellimisht ne nje lufte pa rezultat pa fund permanente duke e transformuar thelbin e saj pra duke e shnderruar ate nga nje lufte qe do te cmontonte sistemin e meparshem qe do te ndryshonte marredheniet brenda tij mentalitetin dhe stilin e jeteses ne nje lufte pllakash ne nje lufte me cimenton betonin ne nje lufte kunder figurave gjeometrike ne nje lufte statujash simbolesh piramidash me qellimin e vetem te largimit te vemendjes qytetare nga deshtimet substanciale qe hapesiren bosh nga mungesa e ideologjise vendin e lene bosh ne spektrin politik shqiptar e kane zevendesuar me fene e korrupsionit qe ne fakt nuk eshte me vetem nje frymezim por edhe nje forme permes te ciles operon qeverisja eshte nje forme e ekzistences te vete qeverisjes gati-gati natyra fondamentaliste e saj qe duke hequr dore nga procese qe e bejne demokratik sistemin politik dhe shoqeror te ketij vendi dhe duke i zevendesuar ato me mekanizma qe vihen ne levizje vetem nga interesa private dhe korruptive pra duke i zevendesuar keto procese me mekanizma qe e denatyrojne sistemin qe i heqin atij permbajtjen demokratike kane krijuar edhe shtratin me te gjere per sundimin e shoqerise nga te paaftet falangat barbare te te cileve i kane marre tashme ne dore fatet e ketij vendi. Pa rrenje ne standarde me memorie te fshire pa profil politik thjesht rrenjeshkulur tek enden ashtu ne eter te palidhur me vendin me token me demokratet qeveritaret e sotem duhet te largohen. Dhe eshte shume e thjeshte sic ishte e thjeshte te mundje Anteun rrenjeshkulur ne mitologjine greke.

GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›