Partia gazetaria dhe Delli

Ku eshte Demaci Ku eshte Qosja Ku eshte E. StavileciPothuaj cdo gje qe eshte duke u prodhuar nga shkencetaret letraret profesoret universitare dhe doktoret e mirefillte te shkencave mbetet ne dhoma te mbyllura dhe pak e rrallehere fiton publicitetin e duhur medial ne opinion. Kjo eshte nje nder arsyet qe opinioni publik ka humbur funksionin e tij kritik.
Nga Gezim Mekuli
fare eshte pavaresia e opinionit publik ne Kosove sot Cilet jane ata persona dhe organizma qe po e kontrollojne mendimin qendrimin dhe fjalen e lire Kush eshte ai qe ka fuqine rreth mediave A jane mediat dore e zgjatur e institucioneve qeveritare dhe partiake.
Mediat shqipe jane rob i burimeve te informacionit qe vjen nga UNMIK-u EULEX-i dhe nga partite politike. Problemet e pazgjidhura politike te Kosoves nuk jane paraqitje e realitetit qe bejne keto media. Ato nuk jane reflektuese besnike te botes dhe te realitetit te shqiptareve te Kosoves por me shume jane duke e paraqitur realitetin ideologjik te pare me syzet dhe me thjerrezat e UNMIK-ut dhe EULEX-it E ky eshte edhe realiteti i partiakeve dhe i klaneve te qeverise se Kosoves. Keta dhe vetem keta jane regjisoret e debatit dhe te polemikave ne opinion.
Filozofi dhe sociologu i madh i ketij shekulli Habermas thote se opinioni publik ne kohen e feudalizmit ishte i perfaqesuar. Pra opinioni publik ne kete periudhe perfaqesohej dhe paraqitej nepermjet mbreterve dhe princave te oborrit mbreteror.
Ky lloj opinioni publik koke e kembe ka qene i lidhur me oborrin mbreteror dhe ishte produkt i vete mbretit. Ishte mbreti ai qe perfaqesonte dhe paraqiste popullin ne opinionin publik. Ishte mbreti ai qe i tregonte popullit se si duhet te jetonte dhe te mendonte. Populli nuk kishte asnje rol ne vendimmarrjet dhe ne perpunimin e opinionit publik. Populli ishte veshtrues pasiv i ngjarjeve politike dhe ekonomike. Feudalizmi paraqiste dhe ushtronte pushtetin e vet te populli dhe jo para popullit.
Dobesimi i opinionit publik vjen se kultura masive konsumuese ka bere qe ne te shnderrohemi nga nje publik rezonues kulturor ne ate konsumues te kultures. Inteligjencia e shoqerise qe kemi sot eshte terhequr prapa. Kjo inteligjence fillimisht duke qene aktive dhe udheheqese ne debate dhe ne kritika publike qe ne kohet me te veshtira dhe me te zeza te sundimit rankoviqian titist dhe millosheviqian eshte censuruar dhe eshte detyruar te qendroje ne poziten pasive te veshtruesit te ngjarjeve ne opinionin publik. Ku eshte Demaci Ku eshte Qosja Ku eshte E. Stavileci
Pothuaj cdo gje qe eshte duke u prodhuar nga shkencetaret letraret profesoret universitare dhe doktoret e mirefillte te shkencave mbetet ne dhoma te mbyllura dhe pak e rrallehere fiton publicitetin e duhur medial ne opinion. Kjo eshte nje nder arsyet qe opinioni publik ka humbur funksionin e tij kritik.
Partiakucet jane duke e ushqyer dhe duke e zbatuar kete opinion feudalimponues dhe reprezentues sepse politikat mediatike feudaliste kane shnderruar sistemin politik te Kosoves ne nje media show. Opinioni shqiptar i Kosoves per shkak te ketyre ndryshimeve eshte shnderruar ne objekt talles dhe vend per tregti dhe shitje. Ky opinion nuk eshte me forum per nje debat racional dhe kritik. Interesa te ndryshme grupore te prirura nga lakmia dhe kamja po shfrytezojne opinionin publik dhe injorant si nje arene per te ekspozuar dhe per te reklamuar pozitat dhe prestigjin e tyre duke mos pasur ne konsiderate interesat e pergjithshme. Te gjithe keta faktore kane si pasoje qe opinioni yne publik ka rreshqitur ne drejtim te opinionit publik feudal e reprezentues.
A do te ndryshoj ky opinion feudal pas 12 Nentorit
Patjeter Sepse shqiptaret duan te kene nje hapesire publike mu si ate te popullit te madh amerikan kritik te lire dhe demokrat.
Gezim Mekuli eshte emeruar kandidat per Deputet nga Levizja Vetevendosje