Edvin Murati: I tregoj Kuzhesë pikat e dobëta të Francës

/* */
Dash FRASHËRI - Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati, 35 vjeç, jeton në Paris qysh nga viti 1991, kur mbërriti në kryeqytetin francez pas një aventure thriller, duke udhëtuar me një emër të rremë, kur ishte vetëm 16 vjeç.
“Lusha” është rritur si futbollist në në akademinë e Paris Sën Zhermenit, fanëllën e së cilës e veshi gjatë tri periudhave të ndryshme. Murati, një këmbëmajtë virtuoz ka luajtur 67 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar 4 gola, ato Azerbajxhanin, Finlandës, Zvicrës, e ku kulmon goli në fitoren 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Greqisë, më 4 shtator 2004. “Është një nga ndeshjet kulm të miat”, - tha për gazetën “Telegraf”, Edvin Murati, i ftuar posaçërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Francë.
“Francezët e kanë marrë shumë seriozisht ndeshjen me ne, por nëse Shqipëria luan si kundër Bjellorusisë, atëherë jam i bindur se do ta marrim rezultat pozitiv”, - theksoi Murati, i cili ka luajtur në Francë edhe me Lilën, sot kampione në fuqi dhe është një njohës perfekt i futbollit transalpin. I mbiquajturi “Maradona i Ballkanit”, tha se në “Tiranë, Franca mund të dalë dhe pa pikë, nëse ne do të japim maksimumin tonë. Do të luajmë në “Qemal Stafa” dhe atmosfera që krijohet është shumë e nxehtë”.
Edvin Murati, na ndajnë vetëm pak orë nga sfida Francë-Shqipëri. Si një ish-lojtar me të kaluar në Francë, si e gjykoni atë?
Për të thënë të vertetën, Franca e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen me Shqipërinë, pasi në takimin e fundit e saj miqësor, atë me Kilin (1-1), në Monpelje, ku isha dhe i pranishëm, nuk bëri një paraqitje të madhe. Mendoni, në faqen e parë të gazetës më të madhe sportive, “L’Equipe”, me titull të madh shkruante “Franca, me mendjen te Shqipëria”. Nuk ka ndodhur kurrë. Mendoni se Franca ka fituar Botërorin në vitin 1998 dhe dy herë kampionatin Europian.
Përse e thoni këtë?
Asnjëherë, shtypi francez nuk i ka dhënë rëndësi kaq të madhe një vendi të vogël si ne, pasi siç e dimë francezët janë mëndjemëdhenj, nuk na përfillin, por i kanë dhënë një rëndësi shumë të madhe kësaj ndeshje. Madje prova më e fortë është se në Shqipëri do të vinë rreth 100 gazetarë francezë të medias së shkuara, radiotelevizive dhe asaj elektronike. Në Tiranë do të jenë televizionet më të mëdha dhe më të rëndësishme franceze. Shqipëri-Francë do të luhet të premten, por po në Tiranë ata do të përgatisin ndeshjen me Rumaninë, takim që do të luhet pas katër ditësh. Rumania inauguron stadiumin e ri me Francën, dhe francezët e dinë se çfarë ferri i pret. Po, po i presin dy sfida shumë të vështira, pasi po të dalin me rezultat negativ në Tiranë, mund të dalin me dy ndeshje pa pikë, apo një. Kështu që, normale i kanë projektuar së pari të gjitha energjitë këtu.
Ju jetoni në Paris prej shumë vitesh. A keni pasur kontakte nga mediat franceze në lidhje me ndeshjen me Shqipërinë?
Po, sigurisht. Kanë qenë të shumta. Pasi ata e dinë se kush jam, pai kam luajtur shumë vite me ekipet franceze.
Edvin jeni një njohës i mirë i futbollit francez. Jeni rritur te akademia e Paris Sën Zhermenit, por keni luajtur edhe me Lilën, aktualisht kampione në fuqi e Francës. Sa i njihni yjet e Francës?
Lojtarët e Kombëtares franceze luajnë në disa prej ekipeve më të mëdha në Europë. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit të tyre, jam informuar se Bakari Sanja i Arsenalit ka kaluar një gjendje gripi. Gjjithsesi, Blank mund të hedhë në fushë Anthony Reveijer të Lionit. Mendoj se Franca do të luajë me Junes Kabul të Totenhemit, Erik Abidal të Barcelonës. Ajo që është e rrezikshme te ekipi i Francës, ka të bëjë me rikthimin e Frenk Riberisë së Bajernit të Munihut dhe Patris Evrasë së Mançester Junaitid, që duan të zënë vendin. Janë lojtar me karakter të fortë, dhe pas Botërorit 2010 katastrofik që bënë dëshirojnë t’u tregojnë të gjtihëve vlerat e tyre. Mendoj se dy më të rrezikshmit që janë Karim Benzema i Realit të Madridit dhe Frenk Riberi.
Cilat mund të jenë pikat e dobëta të Francës?
Nuk mund ta them, pasi nuk e di se çfarë formacioni do të hedhë në fushë trajneri. Në mesfushën mund të luajë dhe Jan M’Vila i Renës, por nëse Blank do të fusë edhe Alu Diara të Marsejës, dy lojtarë mesfushorë me tipare shkatërruese, atëherë do të thotë se do të synojnë të mbrohen mirë. Mesa kam mësuar, ylli i ri i Mançester Sitit, Samir Nasri, ka pasur një konflikt të vogël me Blankun, pavarësisht se nuk e di sesi janë zhvilluar gjërat. Gjithsesi, ekipi i Francës vjen i motivuar shumë.
Edvin ju jeni një ndër ish-lojtarët më të njohur të Kombëtares, me 67 ndeshje dhe 4 gola dhe keni vetëm disa vite që jeni larguar. Si i vlerësoni përfaqësuesen tonë?
Ndeshja më e bukur që ka bërë formacioni aktual i Kombëtares sonë është ndeshja me Bjellorusinë. Me të vërtetë një ndeshje që më ka befasuar shumë. Po të luajmë me Francën, si me Bjellorusinë do të marrim rezultat pozitiv me francezët. Në ndeshjen me Francën nuk kemi çfarë të humbim. Tani duhet të mendojmë për Francën, dhe më pas për Luksemburgun. Kemi bërë ndeshje të mëdha me ekipet e forta, pavarësisht se me ato të barabarta me ne, rezultatet nuk kanë qenë të mira. Nuk kemi pasur eksperiencë, apo shpesh kemi humbur dhe në minutat e fundit.
Le t’i kthehemi pak viteve tuaja si lojtar. Keni shënuar një gol të famshëm kundër Greqisë, në atë fitore madhështore 2-1 në shtator të vitit 2004. Si e kujtoni atë moment?
Kur e kujtoj atë gol më rrënqethet mishi. Kam shumë nostalgji. Goli me Greqinë, atëhërë kampione, nuk e di si ta gjykoj, por të jetosh ato çaste është gjë shumë e bukur. Në karrierën tëndë atë ndeshje mund ta luash vetëm një herë. Një lojtar në karrierën e tij duhet të lërë një gjurmë dhe jam me fat që unë e lashë timen. Ishte një çast shumë i fortë, që çdo lojtar dëshiron t’i provojë.
Cili është?
Edvin Murati (i lindur më 12 nëntor 1975, sot 35 vjeç). “Lusha”, siç e thërrasin shokët dhe miqtë e tij më të afërt, e nisi karrierën futbollistike në akademinë futbollistike të Paris Sën Zhermenit, në vitin 1991, kur ishte vetëm 16 vjeç, i ndihmuar nga vëllai i tij, Sokol Murati. Në Francë ka luajtur me Paris Sën Zhermeni, LB Shatoru, Stade Saint-Brieuc. Në Gjermani ka luajtur me Fortuna Dyseldorf, ndërsa në Greqi me Iraklisin e Selanikut e Superligës dhe Panserraikosin e Kategorisë së Dytë. Lamtumirën nga Kombëtarja shqiptare e dha gjatë ndeshjes Shqipëri-Suedi (0-0, shtator 2008)
67 ndeshje, 4 gola
Me Kombëtaren shqiptare, Edvin Murati, ka luajtur 67 ndeshje, duke shënuar 4 gola, ato Azerbajxhanin, Finlandës, Zvicrës, e ku kulmon goli në fitoren madhështore 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Greqisë, më 4 shtator 2004, në “Qemal Stafa”.
Këshilltar ekonomik
Aktualisht, Edvin Murati është këshilltar ekonomik në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, si dhe skauter i klubit gjerman Verder Bremen për Francën. “Nga futbolli nuk ndahem dot. I bëj këto dy gjëra me pasion”. Edvini është babai i dy gocave.
Si mbërrita në Francë
i futur në portobagazh
Historia e mbërritjes së Edvin Muratit në Francë është e denjë për një skenar filmi. “Trajneri i moshave të Partizanit, Luke Shaqiri, të cilin unë e kisha si baba, më futi në pasaportën e vet, si djalin e tij. S’e atëherë në vitin 1991 nuk kishim as pasaportë dhe as nuk kishim viza. Në kufirin Holandë-Gjermani më futi në portobagazhin e një makine dhe nga Gjermania më morri vëllai im, Sokoli, dhe mbërrita në Francë. Bëmë gati 30 km më këmbë. Të nesermen, bërë një provë te Paris Sën Zhermeni. Ishte një garë e fortë, pasi për dy vende konkurronin mbi 100 fëmijë nga shumë vende të botës. Më pranuan, por dua të theksoj se kam bërë një punë shumë serioze, jam stërvitur fort. Pa pushuar kurrë. Luaja futboll kudo, aq sa flija me topin te koka”.
Te Paris Sën Zhermeni ishte pjesë e skuadrës së parë në sezonin 1994-1995. U huazua më pas te Shatoru e kategorisë së dytë (1995-1996). Rikthehet sërish te Paris Sën Zhermeni si lojtar profesionist. Gjatë karrierës së tij sportive ka fituar shumë eksperience, sidomos në periudhën që ka luajtur me ekipin më popullor të Francës PSG-ne. Gjatë kësaj periudhë ai ka pasur fatin që të stërvitet dhe të luajë me emra të mëdhenj të futbollit evropian, disa nga këto janë Rai, Leonardo, Xhorxh Ëeah, Okoca, Delivardes, Marco Simone, Bernard Lama, Loren Rober (i cili ishte dhe rivali i tij për rolin që kishin në ekip), Loguen, Zhinola e shumë të tjerë. Gjithashtu është trajnuar nga trajnerë me emër, siç janë, Artur Xhorxh, Ricardo, Fernandes, Haliloxhixh, etj.. Karrierën e vazhdoi në Gjermani, te Fortuna Dyseldorf (1998-1999), ku luajti edhe me Igli Taren. Një rikthim i tretë të Paris Sën Zhermeni (1999-2000) dhe më pas dy sezone me Lilën (2000-2002). Me Iraklisin e Selanikut luajti katër sezone (2002-2006), për ta mbyllur karrierën te Panserraikosi (2007-2008) i kategorisë së dytë greke.
Presidenti Zhak Shirak i
dha pasaportën franceze
Edvin Murati ka luajtur për një nga ekipet më të mira të Francës, Paris Sën Zhërmenin, por ka pasur fatin të marrë pasaportën franceze nga ish-presidenti Zhak Shirak, pas një interesimi të fortë të tij. Por si ndodhi kjo? “Kur luan mirë në një vend edhe njerëzit të duan e të përkrahin, paçka se jo rrallë, ne, si shqiptarë, na shohin me sy tjetër. Kur isha te Paris Sën Zhermeni, zoti Shirak vinte gjithnjë, sepse ishte simpatizant i këtij ekipi. Ai e mori vesh, se në këtë ekip luante edhe një shqiptar, që vuante shumë nga mungesa e dokumentacioneve. Pasi u njoh me hallin tim, pas gjashtë muajsh më dha pasaportën franceze”, - tregon ish-ylli i Kombëtares, Edvin Murati.
Franca i jep rëndësi akademive
“Franca është një vend që i vë shumë rëndësi akademive, - thotë Edvin Murati. - Kjo dhe për shkak të sistemit financiar, ku nuk mund të bëjnë blerje të mëdha, pasi taksat ndaj të ardhurave të futbollistëve janë shumë të larta. Po të shohësh, të gjithë lojtarët francezë luajnë me ekipe të mëdha. Anglia furnizohet shumë nga Franca. Gjithë skauterit anglezë vijnë në Francë për të zbuluar e marrë lojtarë”.